18 Korrik 2024, 13:02
Nga N.F
Policia
SHKODËR- Nga kontrollet ajrore të kryera në Shkodër është arritur të zbulohen disa parcela me drogë. Mësohet se nga ky operacion janë asgjësuar rreth 30 mijë bimë kanabis të cilat ishin të kultivuara në Shosh, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë.
Gjithahstu policia bën me dije se në pranga është vënë një person pasi ai kishte mbjellë në Fushë Arrës 70 bimë kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron, të kryera nga shërbimet e DVP Shkodër dhe komisariateve në varësi të saj, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve:
u gjetën në territoret e njësive administrative Shosh, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, dhe asgjësuan 29 825 bimë kanabisi; në Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 70 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.
Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kultivimit të bimëve narkotike.
droge shkoder arrestim
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:57
S.B
foto ilustruese
VLORË- Humb jetën turisti ukrainas në Sazan. Mësohet se turisti 40-vjeçar P.I ka pësuar arrest kardiak...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:47
I.A
Plazhi
VLORË- Një video e publikuar nga faqja satirike "Disidentët" tregon më së miri realitetin e turizmit bregdetar në vend...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:52
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet 65-vjeçari S.H në Fier pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Për pasojë 65-v...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:51
r.ll
arrestimi
TIRANË- Është publikuar fotoja e Leonard Luzit i cili u arrestua sot në Spanjë, pasi akuzohet nga GJKKO se kishte organ...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:39
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë një...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:42
r.ll
mjeket dhe farmacisti
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me skandalin e raportuar te Onkologjiku pak javë më par&eu...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:16
r.ll
foto ilustruese
VELIPOJË- Një ngjarje kriminale është parandaluar në Velipojë, ku në pranga u vu një 19 vjeç...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:02
N.F
Protesta
TIRANË- Pas një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiran&eu...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:50
S.B
foto ilustruese
VLORË- Ndërron jetë turisti francez në ishullin e Sazanit. Bëhet me dije se 38-vjeçari nga Franca, vua...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 11:39
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohet në pikën kufitare të Qafë Thanës 45-vjeçari nga Prrenjasi. Mësohet se 45-vje&...