20 Prill 2023, 10:24
Nga k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha nuk tërhiqen nga beteja ligjore. Të dy e kanë zhvendosur ankesën e tyre në Gjykatën e Lartë mbi ligjshmërinë e kontrollit të banesës së Hoxhës në Hamallaj.
Rekursi i tyre është regjistruar, duke kundërshtuar vendimin e marrë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-zv.kryeministri pretendon se kontrolli i banesës ishte antikushtetues, pasi duhet të ishte marrë më herët miratim nga Kuvendi i Shqipërisë.
Por ç’ka ndodhur me Ahmetajn?
Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al
arben ahmetaj spak
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:12
k.m.
Ardian Nikulaj
Biznesmeni Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, u vra të mërkurë...
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dështon sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit.Shkak kësaj here është bërë munges...
Aktualitet
20 Prill 2023, 09:58
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Finalizohet operacioni 'Storm 4' në Vlorë! Në prangat e Policisë së Vlorës ka përfundua...
Aktualitet
20 Prill 2023, 09:44
k.m.
Noizy dhe Cllevio Serbiano
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ah...
Aktualitet
20 Prill 2023, 09:34
k.m.
Foto ilustruese
MORINË- Arrestohet një 45-vjeçar në pikën kufitarë të Morinës, pasi po qarkullonte me nj&...
Aktualitet
20 Prill 2023, 09:34
k.m.
Momenti i vrasjes
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt dje teksa pinte kafe në biznesin e tij, n&eum...
Aktualitet
20 Prill 2023, 09:16
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kur kanë kaluar shumë pak orë që nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ramazan Rraja me pistole...
Aktualitet
20 Prill 2023, 09:06
A.B
Parashuta
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 32-shqiptar ka humbur jetën. Fatjon Garxenaj, së bashku ...
Aktualitet
20 Prill 2023, 08:59
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë vrasjen e shqipta...
Aktualitet
20 Prill 2023, 08:35
A.B
Aurel Kajo
BRITANI E MADHE- Një shqiptar u kap brenda fermës së kanabisit në Britani e tentoi që të largohej mirëpo s'ja...