10 Shkurt 2025, 12:26
Nga r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kur janë numëruar 90 për qind e votave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.37 për qind, Lidhja Demokratike me 17.57 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.56 për qind.
Kryeministri Kurti tha të dielën në mbrëmje se “ne jemi fituesit që do të formojmë kabinetin e ardhshëm”, por pa dhënë ndonjë hollësi se me kë mund të provojë ta bëjë këtë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 40.6 për qind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e së dielës, afërisht 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2021. Njëzet nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb.
Lista Serbe, partia kryesore e pakicës etnike serbe, mori 3.98 për qind të votave dhe sipas udhëheqësi të saj Zlatan Elek, “është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve".
Ndërsa vazhdon numërimi i votave të mbetura përfshirë ato nga diaspora, vëzhguesit thonë se rezultati i zgjedhjeve ka lënë të hapura shumë mundësi për zbatimin e tyre. Nëse lëvizja Vetëvendosje nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave. Të dielen në mbrëmje ai përjashtoi mundësinë që ta formojë qeverinë me partitë opozitare ndaj të cilave përdori edhe një fjalor më të ashpër dhe një shprehje ofenduese. Mundësia tjetër është që opozita të provojë të formojë qeverinë e re, pasi të jenë shteruar përpjekjet e lëvizjes Vetëvendosje.
Cilado që të jetë qeveria e re ajo duhet të përballet me sfida për të përmirësuar gjendjen ekonomike, arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë. Në planin e jashtëm qeveria e re do të përballet me përpjekjet për ripërtëritjen e marrëdhënieve me fuqitë perëndimore, të cilat e kanë kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti për veprimet e saj në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Qeveria e re do të përballet edhe me procesin e ngecur të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës./VOA
zgjedhjet ne kosove
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 12:18
N.F
TIRANË- Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo i ka shkruar një letër kandidates për drejtuese të televi...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 12:08
I.A
Emigrantet
ITALI- Plani mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama për emigrantët pritet që të ketë...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 11:40
N.F
Foto ilustruese
GJILAN- Një person është vën në pranga në Gjilan pas një incidenti në një qendër votimi p...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 11:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi iu ka bërë sot thirrje bashkive u bën thirrje bashki...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 11:25
N.F
Gentian Sula
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e so...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 11:12
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vijon me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dhë...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 11:03
N.F
HAN I HOTIT- Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Han të Hotit. Arrestimi i tij mësohe...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 10:45
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një shqiptar i ka shpëtuar dëbimit nga Angli për një arsye të cilët nuk e keni dëgjuar m&eum...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 10:25
N.F
Shkodër
SHKODËR- Një sulm i paprecedentë fizik është regjistruar ndaj grupit të xhirimit të "Piranjave" në qyt...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 10:14
r.ll
autori i venies së tritolit
FUSHË KRUJË- Një 41-vjeçar është arrestuar lidhur me vënien e tritolit në restor...