25 Mars 2025, 16:40
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë këtë të martë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja.
Gjyqtarja u shkarkua nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku vunë në dukje në sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, ndërsa ditën e sotme KPA e ka rikthyer në detyrë.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.
‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi Ndryshimin e vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.
Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër.
ermira dedja kpa gjyqtare shkoder
Aktualitet
25 Mars 2025, 16:24
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Natën e Krishtlindjeve kanë sulmuar godinën kryesore të “One Telecommunication” ku ndodhen se...
Aktualitet
25 Mars 2025, 15:54
E. D
droga
ROMË- Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap në trafik droge në...
Aktualitet
25 Mars 2025, 15:19
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një hulumtim i kryer nga kompania ‘IDRA Research and Consulting’ zbulon se 91% e qytetarëve mendoj...
Aktualitet
25 Mars 2025, 13:54
I.A
Antonela Berisha, Marinela Berisha dhe Klea Prenga
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën ditën e sotme pë...
Aktualitet
25 Mars 2025, 13:01
N.F
Adriatik Llalla
TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën e sotme për më datë 1 prill për ish-kryeprokurorin e p&eu...
Aktualitet
25 Mars 2025, 12:04
N.F
Dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ditën e sotme po jep dëshminë e tij në GJKKO për do...
Aktualitet
25 Mars 2025, 11:49
N.F
Isa Myzyraj
TIRANË- Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë, AGSH ka dërguar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese k&eu...
Aktualitet
25 Mars 2025, 10:51
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra. Sipas një infografik...
Aktualitet
25 Mars 2025, 10:44
N.F
Viktima me djalin
KOSOVË- Një krim i rëndë tronditi pasditen e djeshme fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një grua dhe nj...
Aktualitet
25 Mars 2025, 10:33
N.F
Fabjol Hysi
TIRANË- 43-vjeçari, Fabjol Hysi i cili u dhunua brutalisht 5 ditë më parë vijon të jetë i shtruar n&e...