Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kolegji vlerësoi se mangësitë profesionale të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, të konstatuara në disa prej çështjeve tw trajtuara në ankim, kanë një peshë të tillë që nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit dhe në vlerësimin tërësor, e vendosin këtë subjekt rivlerësimi në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 9 prill vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, konfirmimi të cilit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, u ankimua prej institucionit të Komisionerëve Publikë për probleme në kriterin profesional.
Kryesuesi i trupit gjykues, Sokol Çomo bëri me dije në fillim të seancës së shpalljes së vendimit, se Shehaj ka depozituar më 8 prill një kërkesë për riçelje të hetimit, duke bashkëngjitur dhe një vendimarrje të Apelit. Çomo solli në vëmendje se trupi gjykues është tërhequr në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit që prej datës 4 prill dhe se në këto kushte, është në pamundësi ligjore për të shqyrtuar këtë kërkesë.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë kompetencat e ish-komisionerëve, u qëndroi shkaqeve të ankimit. Gjatë parashtrimeve dhe konkluzioneve përfundimtare ai renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrat e provës. Dumani kërkoi që të gjitha gjetjet për çështjet e shqyrtuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.
Në ankim u trajtuan disa çështje, për të cilat u evidentua se subjekti nuk kishte regjistruar procedim për njw pjesw tw veprave penale të referuara nga policia dhe ka konkluduar më tej me pushimin e hetimeve. Një i hetuar nga prokurori Shehaj për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka rezultuar se është kapur me rreth 3 kg hashash dhe lëndë plasëse e modifikuar me qëllim mundësimin e shpërthimit në distancë nëpërmjet telefonave të lëvizshëm. Subjekti e ka dërguar çështjen për gjykim duke kërkuar nga 5 vjet burg për secilën vepër penale dhe në bashkim të dënimeve, përfundimisht 5 vjet heqje lirie që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohej në 3 vjet e 4 muaj për arsye të uljes së 1/3-ës së dënimit. Po ashtu, Shehaj ka kërkuar edhe pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove. Në një tjetër çështje që ju nështrua shqyrtimit gjyqësor në Kolegj, u ngritën pretendime se subjekti e kishte hetuar në kushtet e konfliktit të interesit, pasi emri i tij përmendej në letrën me përmbajtje ku konstatohej kanosje ndaj Shehajt dhe magjistratëve të tjerë.
Për dy çështje të transferuara nga KPK për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, u konstatua se ishin tejkaluar afatet ligjore tw shkeljeve.
Në përfundim të procesit, Dumani konstatoi se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore dhe se ka mungesë të arsyetimit ligjor. Ai kërkoi që mangësitë e evidentuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Erjon Shehajt.
Subjekti u mbrojt duke pretenduar se kishte vepruar në përputhje me ligjin. Po ashtu, pretendoi se drejtuesi i SPAK paraqiti konlkluzione jashtë shkaqeve të ankimit dhe se vlerësimi tërësor nuk mund të kryhet në një kriter. Sipas subjektit, gjetjet e konstatuara nuk mund të cënojnë indikatorët e aspektit profesional dhe aq më pak të vlerësohet për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.
Kryesuesi Çomo konstatoi se Kolegji e gjeti të drejtë pretendimin në ankim, se dy çështjet e transferuara prej Komisionit në ILD, ishin në tejkalim të afatit ligjor përsa i përket shkeljes së pretenduar se ishte kryer nga subjekti. Pwr rrjedhojw u trajtuan nw vlerwsimin twrwsor.
Lidhur me problemet e evidentuara në ankim, Kolegji ka gjetur të drejtë mungesën e arsyetimit në rastet e mosregjistrimit të një pjese të veprave penale të referuara nga policia. Po ashtu, është konstatuar mungesë e kryerjes së hetimeve dhe e arsyetimeve, që Kolegji i çmon si mangësi në drejtim të njohurive ligjore.
Është gjetur i drejtë edhe konstatimi se subjekti duhej të kishte hequr dorë nga hetimi çështjes për kanosje të gjyqtarit, kur në letrën kërcënuese përmendej dhe emri i tij, fakt qw sipas KPA, ishte evidentuar dhe nga vetë Shehaj në aktet për kalimin e çështjes për kompentencë në një tjetër prokurori.
Megjithëse problemet e konstatuara nuk janë gjetur penalizuese veçmas, Kolegji vlerëson se nga pesha që kanë moskryerja e veprimeve dhe mungesa e arsyetimeve në disa prej çështjeve të shqyrtuara, janë trajtuar në vlerësimin tërësor. Sipas Kolegjit, mangësitë janë të tilla që nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës dhe në vlerësimin tërësor të tyre çojnë në konkluzionin se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.
Bazuar në këto argumente, Kolegji vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit për prokurorin Erjon Shehaj dhe e shkarkoi atë nga detyra./ BIRN
Foto ilustruese TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur n&eu...
Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 4 zyrtarë të dyshuar për korrupsion zgjedhor. Bëhet...
Foto nga vendi i ngjarjes FIER- Zbardhen të tjera detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan ditën e ...
Pamjet FIER- Pamjet nga plagosja që ka ndodhur ditën e sotme në Fier kanë dalë. Në videon e mëposhtme të siguruar n...
foto ilustruese FIER- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur sot me armë zjarri në Fier. Sipas informacioneve, autor...
foto ilustruese FIER- Janë zbardhur detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Sulaj të ...
Pamjet DURRËS- Nuk kanë të ndalur skandalet ne Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Te këto pamje të siguruara ekskluzivish...
foto ilustruese KOSOVË- Telefona të mençur, kompjuterë, vegla pune, veshmbathje...Këto janë vetëm disa nga produktet m...
foto ilustruese FIER- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshtin Sulaj të Fierit. Një person...