19 Tetor 2023, 17:17
Nga r.ll
Foto ilustruese
KURBIN-Një 18-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia pasi kishte kthyer lokalin e tij në pikë bastesh sportive.
Në pranga kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë, të cilët bashkë me të riun u kapën në flagrancë, në lokalin në Fushë Milot, teksa vinin baste sportive, me celularë, dhe luanin lojëra fati me letra.
Në kuadër të operacionit "Basti i fundit", policia sekuestroi 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të disa lojërave të fatit.
Si rezultat i fazës së katërt të operacionit “Basti i fundit”, u vunë në pranga shtetasit: B. H., 18 vjeç, F. H., 20 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. Sh., 30 vjeç dhe V. M., 31 vjeç, të gjithë banues në Laç.
Të pestë këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., në Fushë Milot, teksa vinin baste sportive, me celularë, dhe luanin lojëra fati me letra. Nga ky ambient u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
operacioni \"basti i fundit\"
Aktualitet
19 Tetor 2023, 17:02
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË-Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Kavajës në Tiranë...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 16:23
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ka përvetësuar nj...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 16:09
r.ll
ardi veliu
TIRANË- Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Sipas Vizion Plus kre...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 15:58
r.ll
Foto ilustruese
SHKODËR-Trupi i pajetë i një 70-vjeçari është gjetur ditën e sotme në kanalin e fshatit Boks...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 15:33
f.i
bimët narkotike
SHKODËR-Dhjetëra bimë narkotike dhe rreth 2.8 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Shkodr&...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 15:28
r.ll
protesta e studenteve
TIRANË-Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 15:16
I.A
Joana Duro
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-sekretares s&eu...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 14:58
I.A
Policia
TIRANË- Detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkozë, ku u dhunua me send...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 14:22
f.i
foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Apelit ka caktuar masën arrest me burg për 27 të arrestuarit në saj të megaoperacionit antid...
Aktualitet
19 Tetor 2023, 13:45
a.l
Marion Marechal
FRANCË- Ish-deputetja në Asamblenë Kombëtare të Francës, Marion Marechal ka reaguar me një mllef të...