Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se janë arrestuar Fatime, Idajet dhe Jednor Gjediku, si dhe Elvis Elezi pasi kanë kultivuar kanabis në fshatin Shëngjin.
TIRANË- Arrestohen katër persona dhe procedohen katër të tjerë në Tiranë. Mësohet se janë arrestuar Fatime, Idajet dhe Jednor Gjediku, si dhe Elvis Elezi pasi kanë kultivuar kanabis në fshatin Shëngjin.
Gjithashtu janë proceduar të lirë kryetari i fshatit, si dhe dy roje të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Në bashkëpunim me AMP, ka filluar procedimi edhe për punonjësin e Policisë (SPZ) E. D 38 vjeç.
Të arrestuarit kultivonin bimën narkotike në Zall Bastar ndërsa të proceduarit kanë shpërdoruar detyrën. Një pjesë e bimëve u asgjësua ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, u finalizua operacioni policor i koduar “Mountain”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shëngjin.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Vihen në pranga 4 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, 4 shtetas (kryetari i fshatit Shëngjin, 3 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 1 punonjës policie).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mountain”.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Gj., 60 vjeçe, I. Gj., 37 vjeç, J. Xh., 34 vjeç, dhe E. E., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 56 vjeç, kryetar i fshatit Shëngjin, Zall Bastar; R. K., 57 vjeç dhe R. L., 59 vjeç, punonjës (rojë) të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.
Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë (SPZ) E. D., 38 vjeç.
4 shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shëngjin, Zall Bastar, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Një pjesë e bimëve narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Foto ilustruese TIRANA- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë disa kontrolle nëpër banesa në ...
FIER- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1.8 milion euro të një personi, të dyshuara se burojnë nga veprim...
Parate e sekuestruara RINAS- Një 47-vjeçare është proceduar ditën e sotme në Rinas. Mësohet se ajo ka tentuar të ...
Armët TIRANA- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 13 vite burg Akil Kullën si pjesë e një grupi të strukturuar krimial...
droga e sekuestruar DHËRMI- Arrestohen dy të huaj në Dhërmi. Mësohet se anglezi 32-vjeçar J.C dhe gjermani L.J 35-vje&...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë spitalit të Traumës. Bëhet me dije s...
pamje nga ngjarja MEMALIAJ- Arrestohet një 66-vjeçar në Memaliaj. Mësohet se 66-vjeçari N.H ka kultivuar 77 bimë kan...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 32-vjeçar në Tiranë. Mësohet se ndaj 32-vjeçarit Klevis Berberi, rë...
pamje nga ngjarja VAU I DEJËS- Gjenden dhe asgjësohen mbi 7000 bimë kanabis në Vaun e Dejës. Mësohet se 7378 bimët ...
Shqiptaret e arrestuar Pse asnjë departament i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, më së paku Minis...