LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kush është ajo? Pse ke fotot e saj nudo?’/ Gruaja mer në pyetje burrin, ai e dhunon: Unë mora thikën për ta trembur, ai ma futi me grusht

Realisht ajo kishte jetuar për një kohë të gjatë nën frikën e ndarjes dhe etheve të xhelozisë pasi ajo kreu kërkime dhe u lut që i shoqi të hiqte dorë prej saj. Kjo gjë nuk ndodhi kështu që në fund ishte gruaja që u dorëzua. A

3 Janar 2023, 18:24 Nga k.m.
‘Kush është ajo? Pse ke fotot e saj nudo?’/ Gruaja mer
Foto ilustruese

TIRANË- Një çift që dukej se kishte një përputhje ideale, në fakt nuk ishte aq e bukur sa shikohej nga sytë e të tjerëve. Jo deri ditën kur nga një palë syze të thyera, për të cilat thanë se po ziheshin kush do i rregullonte, doli që po grindeshin prej dy vitesh dhe po prej dy vitesh ata po bashkëjetonin në një klimë tejet të acaruar. Historia e dy të rinjve e nisur që në gjimnaz u kris përfundimisht ditën kur nga një verifikim rutinor në telefonin e bashkëjetuesit, E.T gjeti fotografitë nudo të një vajze të panjohur. Realisht ajo kishte jetuar për një kohë të gjatë nën frikën e ndarjes dhe etheve të xhelozisë pasi ajo kreu kërkime dhe u lut që i shoqi të hiqte dorë prej saj. Kjo gjë nuk ndodhi kështu që në fund ishte gruaja që u dorëzua. Ajo u dorëzua pasi kishin ndërhyrë për paqe të afërmit dhe pasi shkuan për pushime bashkë. E.T nuk hoqi dorë nga hetimi e as nga pyetja se kush ishte vajza me të cilën i shoqi e tradhtoi. Sidoqoftë ky i fundit tanimë do ti duhet të përballet me drejtësinë për akuzën e dhunës në familje, neni 130/a/1, pavarësisht se në fund të kësaj grindjeje në çift dhe arrestimit të tij, E.T thotë se u desh arrestimi që marrëdhënia të normalizohej.

E reja, e cila po ndjek studimet e larta, nisi kërkesën e llogarisë ndaj partnerit që jetonte me të me miratimin e prindërve të të dyja palëve disa kohë më parë. Ishin telefonatat e dyshimta që A.T kryente fshehtas dhe varësia nga telefoni që i dhanë studentes alarmin e parë. Duke mos rënë në sy se sapo kishte nisur investigimin, e reja vendosi të ishte më e vëmendshme.

“Në fillim i kapa telefonatat me një femër tjetër. Kjo ndodhi në korrik 2021 dhe në dhjetor të po të njëjtit vit patëm debat të fortë. Im shoq donte të ndahej dhe në këtë pikë u përfshinë edhe prindërit tanë. Martesa jonë është kryer pa celebrim. Në qershor 2022 në telefonin e A.T gjeta fotografitë e një vajze tjetër nudo dhe i kërkova shpjegime”,- detajon studentja për marrëdhënien që në fakt ishte krisur përfundimisht midis tyre. Megjithëse prindërit e të dyve u munduan të rikuperojnë diçka, ata nuk ja dolën dot mbanë. I dyshuari për dhunë nuk i ka dhënë askujt shpjegime për historinë paralele e madje sapo ka mbetur vetëm për vetëm me partneren, e ka goditur me grushta.

“Nuk bëra kallëzim dhe në raste të përsëritura sa herë kërkova përgjigje për atë tjetrën, nuk mora asnjë përgjigje”, ka deklaruar e reja.

Me gjithë gjendjen e vështirë midis të dyve, bazuar në kallëzimin e studentes, çifti u largua nga kryeqyteti gjatë muajit gusht për të qëndruar së bashku gjatë pushimeve verore. Por edhe në bregdetin e Sarandës ata nuk ju shmangën problemit të pazgjidhur që lidhej me identitetin e femrës tjetër.

“Dyshova se më tradhtoi sërish me atë tjetrën dhe kjo situatë u pasua me shumë dhunë. Nga janari deri në tetor 2022 kam tentuar disa herë të vras veten me medikamente, prerje venash dhe madje në një rast kam dashur t’i marr armën burrit por nuk arrita ta realizoj dot vetëvrasjen. Përfundimisht ndarja jonë ishte e pashmangshme. Në tetor duhet të linim shtëpinë me qira. Unë do ikja tek shoqet kurse im shoq tek të afërmit”, denoncon studentja që përfundimisht nuk e toleroi dot dhunën ditët e fundit të ndarjes.

“Në një nga këto ditë patëm sërish debate dhe grindje dhe gjendja u rëndua. Ai erdhi tek shtëpia ku qëndroja dhe u agravuam në dhunë, rrahje e fyerje. Unë mora thikën për ta trembur dhe për tu vetëmbrojtur nga goditjes dhe ky reagoi duke më qëlluar me grusht, duke më thyer syzet. Unë i mora portofolin ku brenda gjendeshin 250 euro për të rregulluar syzet. Ai më kërkoi portofolin dhe kur e pa se nuk ia dhashë, mi theu syzet komplet”, shprehet denoncuesja në polici kundër partnerit i cili përfundoi në burg./GazetaSi

dhune ne familje

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen