Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vrasja e Edmond Papës/ FOTOT e autorit me babanë polic, armë, tufa me para dhe makina luksoze në mes të Tiranës
Albano Velo, sipas të dhënave të deritanishme, është mik i afërt me të ndjerin Aleksandër Sadikaj, i cili u vra më tritol në Sauk disa muaj më parë.
3 Janar 2023, 17:02Nga k.m.
Albano Velo
TIRANË- Albano Velo, djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, dyshohet si organizator dhe autor i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Velo, sipas të dhënave të deritanishme, është mik i afërt me të ndjerin Aleksandër Sadikaj, i cili u vra më tritol në Sauk disa muaj më parë.
Dosja.al ka kontrolluar rrjetet e tij sociale, e ajo që bie në sy në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë ato me babain polic dhe Albano e shoqëron me shkrimin: Në flagrancë duke përdorur telefon në orar të punës. Por edhe nuk mungojnë as shprehjet motivuese dhe fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis.
30-vjeçari është fotografruar shpesh në resortin "Sancho Farm" të Sadikajt në Memaliaj bashkë me shokë të tjerë.