LIVE UPDATES
Aktualitet

ME VIDEO- Kush është "El Gato Farfán", kapet trafikanti EKUADORIAN i lidhur me CJNG dhe kartelin Sinaloa, shqiptari shijonte luksin në vilën e tij

Si Karteli Sinaloa ashtu edhe Jalisco Nueva Generación janë organizata kriminale të konsideruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara si më të dhunshmet dhe më "të rëndësishmet" për sa i përket trafikut të drogës.

10 Shkurt 2023, 09:43 Nga k.m.
ME VIDEO- Kush është "El Gato Farfán", kapet
Artur Rrapaj dhe Wilder Emilio Sánchez Farfán

EKUADOR- Qeveria amerikane e klasifikoi këtë trafikant droge si një nga më të rëndësishmit në botë, përveçse si furnizues i kokainës për Kartelin e Paqësorit, zhvillonte bisedime edhe me organizatën El Mencho. Policia kolumbiane arrestoi Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias El Gato (Maçoku), një trafikant droge ekuadorian i konsideruar si një nga më të fuqishmit në Amerikën e Jugut dhe që mbante lidhje të forta me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG) dhe kartelin Sinaloa të Meksikës.

Në shkurt 2022, Qeveria e Shteteve të Bashkuara e renditi "El Gato" si një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë, që kishte qendrën e tij nëGuayaquil, Ekuador. Sipas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Meksikë, “Sánchez Farfán merrte sasi shumë-tonëshe kokaine nga laboratorët e prodhimit në Kolumbinë jugore dhe e kalonte këtë kokainë nga ai vend në Ekuador nëpërmjet transportit tokësor. Dërgesat e kokainës dërgoheshin nga Ekuadori në Amerikën Qendrore, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet avionëve privatë, anijeve detare, kontejnerëve komercialë dhe automjeteve tokësore."

Përveç kësaj, El Gato konsiderohet nga SHBA si një burim i rëndësishëm që furnizonte me kokainë kartelin Sinaloa përmes partnerëve që lehtësojnë dërgesat e disa tonëve të kësaj droge për anëtarët e Kartelit të Paqësorit që operojnë në Culiacán, Manzanillo, Ensenada. Lidhja që ka ky trafikant droge nuk është vetëm me organizatën e Ismael El Mayo Zambada apo me fëmijët e Joaquín El Chapo Guzmán, pasi autoritetet amerikane e lidhin atë edhe me organizatën kriminale të Nemesio Oseguera Cervantes, alias El Mencho.

"Sánchez Farfán ka dërguar përfaqësues të organizatës së tij në Meksikë për takime me anëtarët e Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG) në mënyrë që të krijonte marrëdhënie pune për importimin e sasive të mëdha të kokainës në Meksikë nga Ekuadori,"- shpjegoi ndër të tjera Ambasada Amerikane në Meksikë.

Si Karteli Sinaloa ashtu edhe Jalisco Nueva Generación janë organizata kriminale të konsideruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara si më të dhunshmet dhe më "të rëndësishmet" për sa i përket trafikut të drogës.

“Karteli Sinaloa dhe CJNG janë përgjegjës për trafikimin e një pjese të konsiderueshme të fentanilit, kokainës dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Gjithnjë e më shumë, kokaina e shitur në SHBA është e lidhur me fentanil, gjë që rrit mundësinë e vdekjes nga përdorimi i saj."

El Gato lidhet me dhunën në burgjet në Ekuador

Wilder Emilio Sánchez Farfán është shkaku i masakrave që kanë ndodhur vitet e fundit në burgjet e Ekuadorit që lanë të vdekur 413 të burgosur të vdekur, me sa duket për shkak të konflikteve me rivalët e tyre. Vendi i Amerikës së Jugut vuajti në nëntor 2022, një nga ditët më të këqija të dhunës lidhur me trafikun e drogës, për të cilën u shpall gjendje e jashtëzakonshme në provincat e Guayas dhe Esmeraldas, pasi 5 oficerë policie vdiqën pas të paktën 15 sulmeve të kryera me eksploziv dhe të shtënave me armë zjarri nga grupet kriminale.

Arrestimi i tij, sipas Policisë së Ekuadorit, ndodhi pas 18 muajsh punë nga autoritetet lokale dhe në bashkëpunim me agjentët e Administratës së Shteteve të Bashkuara për Drogën (DEA).

Së bashku me arrestimin e tij, autoritetet bastisën "Fortesën" e tij ku zbuluan se prona kishte dyer të blinduara, kasaforta, një pishinë, imazhe të tigrave të bardhë dhe të gjitha komoditetet e një shtëpie të pajisur mirë dhe në kushte luksoze. Pas arrestimit, trafikanti i drogës u transferua në Bogota të Kolumbisë, për t'u ekstraduar më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Guillermo Lasso, president i Ekuadorit, e përshkroi arrestimin si një goditje shumë të fortë ndaj trafikut të drogës, pasi Gato Farfán ishte një nga kriminelët më të kërkuar në botë dhe në vendin e tij.

Policia lokale njofton se pas arrestimit të ‘maces Farfan’, ka bastisur dhe vilat e tij dhe në njërën prej tyre ka gjetur e arrestuar një të ri nga Fieri, Artur Rrapaj 37 vjeç. Rrapaj është arrestuar gjatë bastisjes së tre banesave në provincën bregdetare të Guayas dhe një në provincën veriore të Andeve të Imbabura. Shqiptari dyshohet se është pjesë e kartelit 'Nueva Generacion Ekuador' që drejtohej nga Farfan. Në banesën ku është kapur 37- vjeçari janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë. 37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Por ende nuk dihen detaje se si kishte përfunduar në Ekuador dhe përse apo në emër të kujt kishte nisur "biznesin" me Sanchez. 

Marrë dhe përkthyer nga Infobae

artur rrapaj wilder emilio sánchez farfán

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet