20 Qershor 2022, 16:59
Nga k.m.
Aldi Rama dhe Myrteza Mehmetaj
TIRANË- Zbulohet emri i punonjësit të policisë së Lezhës, i cili rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokurori Françesk Ganaj, për shkak se akuzohet ka dhunuar Aldi Ramën, i cili pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri punonjësin e policisë, Saimir Hoxha. Sipas dosjes hetimore, Myrteza Mehmetaj aktualisht prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, edhe pse i pandehuri është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës.
“Gjatë kohës kur Mehmetaj ka qënë me detyrë oficer policie në komisariatin e Lezhës dhe gjatë kohës së procedurave të arrestimit të Aldi Ramës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të fundit. Rasti është ndjekur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, të cilët në atë periudhë kërkuan kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor ndaj 21-vjeçarit Aldi Rama. Në raportin e ekspertimit, mjekët konstatuan se dëmtimet në trup Rama, i ka pasur si pasojë e dhunës së ushtruar në ambjentet e brendshme të komisariatit Lezhë,”-shkruhet ndër të tjera në dosje.
Madje për çështjen u ngrit edhe një hetim nga asokohe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, agjentët e të cilët nisën një praktikë shoqërimi dhe arrestimin e Ramës. Vetë i ndjeri akuzonte tre punonjës policie si të përfshirë në dhunimin e tij në Komisariat, por nuk dihen emra e tjerë.
Aldi Rama ekzekutoi efektivin Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-kanabis që po zhvillonte ky i fundit në Lezhë, më 29 shtator 2021. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për ta vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia. Por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë.
myrteza mehmetaj aldi rama vritet aldi rama
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:55
k.m.
POGRADEC- Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas turk, i cili i fshihej drejtësisë së vendit të tij në Pogradec. Bë...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:51
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivi...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:47
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Aksion në Fier! Me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, Policia ...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:38
k.m.
Brunilda Çarçiu
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:21
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka takuar motrën e Nuredin Dumanit, Xhuljanën, e cila është kthyer në vëme...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:05
d.a
foto ilsutruese
BELSH- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Kuçovë afër fshatit Marinës ku p&eum...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 15:56
d.a
Erjol Nako sulm ne Vatikan
ITALI- Erjol Nako, 38-vjeçari shqiptar që dje alarmoi Vatikanin, në profilin e Facebook-ut ka si imazh Sh&...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 15:48
k.m.
Foto ilustruese
GUAYAQUIL- Shqiptarët kanë shkuar në Ekuador, por kësaj here janë efektivë të Policisë së Shte...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 15:46
d.a
Policia italiane
ITALI- Ditën e djeshme në mëngjes, gjatë kontrolleve të zakonshme kufitare ndaj pasagjerëve q...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 15:38
d.a
Makina e djegur ne Vlore
VLORË- Një automjet ka marrë flakë në ecje në afërsi të vendit të quajtur Pusi i Mezi...