LIVE UPDATES
Aktualitet

Kanabisi, kontrolle në Fier/ Angazhohen 100 policë, gjenden fidanë kanabis në Martinë

Për zbulimin e parcelave, janë angazhuar 100 punonjës policie të ndarë në 11 grupe, për të bërë kontrollin e imtësishëm të çdo pjese të territorit të qarkut Fier.

20 Qershor 2022, 16:47 Nga k.m.
Kanabisi, kontrolle në Fier/ Angazhohen 100 policë, gjenden
Foto ilustruese

FIER- Aksion në Fier! Me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, Policia e Fierit ka nisur me kontrolle masive në terren. Për zbulimin e parcelave, janë angazhuar 100 punonjës policie të ndarë në 11 grupe, për të bërë kontrollin e imtësishëm të çdo pjese të territorit të qarkut Fier. Ndërsa në përdorim janë vendosur edhe 3 dronë. Si rezultat, janë kryer 190 kontrolle në ambiente të hapura, si në: sera, minisera, tunele, banesa të braktisura, magazina dhe objekte të ndryshme. Deri më tani në një zonë të pyllëzuar në fshatin Martinë, u gjetën të kultivuar disa fidanë kanabis.

Njoftimi nga Policia Fier:

Zhvillohet plani operacional për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në të gjithë territorin që mbulon Komisariati i Policisë Fier. Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si dhe në zbatim të planit operacional të hartuar për këtë qëllim, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet masive në terren. Në zbatim të këtij plani operacional janë angazhuar 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, të Sektorit Operacional dhe të Hetimit të Krimit në DVP Fier, me mbështetje edhe të FNSH Fier. Për të realizuar kontrollin e imtësishëm të çdo pjese të territorit të qarkut Fier, këto struktura janë ndarë në 11 grupe kontrolli.

Për kontrollin e territorit janë përdorur edhe 3 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Janë ushtruar në total 190 kontrolle në ambiente të hapura, sera, minisera, tunele, banesa të braktisura, magazina, objekte të ndryshme etj. Gjithashtu janë kontrolluar zona të cilësuara me risk dhe zona në të cilat vitet e kaluara është tentuar të kultivohen bimë narkotike. Si rezultat i kontrolleve të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Martinë, u gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuara narkotikë cannabis sativa.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Kontrollet masive të territorit do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Fier dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast që ata konstatojnë apo çdo informacion që disponojnë, në lidhje me rastet e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si dhe iu garanton qytetarëve anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

fier

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen