Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, numri i të pandehurve për këtë çështje ka shkuar në 15, ku së fundmi janë zbuluar edhe pesë të tjerë, ndërkohë që 10 ishin dënuar më herët nga GJKKO.
TIRANË- SPAK ka hetuar një tjetër episode të trafikut të drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë, lidhur me çështjen e laboratorit të drogës në Frakull të Fierit. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, numri i të pandehurve për këtë çështje ka shkuar në 15, ku së fundmi janë zbuluar edhe pesë të tjerë, ndërkohë që 10 ishin dënuar më herët nga GJKKO.
Për 5 të akuzuarit e fundit, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Konkretisht, tre prej tyre janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se në pranga kanë rënë Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola, ndërsa janë shpallur në kërkim Kevin (Arjan) Margjoni dhe Durim Keçi.
Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Gjykatës së Posaçme janë kryer edhe disa kontrolle në banesa, automjete dhe ndaj personave të përfshirë. Si rezultat janë sekuestruar: 1 automjet Land Rover Range Rover Sport, viti i prodhimit 2018; 1 automjet Land Rover Range Rover Evoque, viti i prodhimit 2012; 1 automjet Land Rover Discovery, viti i prodhimit 2012; 1 automjet Land Rover Range Rover Velar, viti i prodhimit 2017; 2 aparate celularë.
Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe kolumbiani Samir Rosales Rodriguez. Sakaq, hetimet vijojnë për administrimin e provave të tjera dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar veprime të mëtejshme hetimore në kuadër të procedimit penal nr/141/1.1 i vitit 2026 (pa autor) që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë.
Më datë 4.3.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 11, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 5 personave nën hetim dhe ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”.
Më datë 5.3.2026, në zbatim të këtij vendimi, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur ekzekutimin e masës së sigurimit për shtetasit K. Gj., M. Gj. dhe A. Z., ndërsa shtetasit K. (alias A.) M. dhe D. K. janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tyre në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Procedimi penal nr. 141/1.1 të vitit 2026 rrjedh nga procedimet penale nr. 141 të vitit 2022 dhe nr. 141/1 të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme.
Më herët, më datë 13.1.2026, Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 dhe regjistrimin e tyre si procedim penal nr. 141/1.1 të vitit 2026, duke vijuar hetimet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 283/2, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Ky procedim penal lidhet me hetimet për trafikimin gjatë vitit 2022 të një sasie prej 485.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e importuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me “pleh organik artificial”, e cila është sekuestruar më datë 24.11.2022 në Frakull të Madhe, Fier.
Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa vijon gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R.
Në vijim të hetimeve është bërë e mundur identifikimi i pesë bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në këtë aktivitet kriminal. Për rrjedhojë, më datë 19.02.2026, është urdhëruar regjistrimi në procedimin penal i shtetasve K. (alias A.) M., M. Gj., D. K., A. Z. dhe K. Gj., ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, për kryerjen e veprave penale të sipërcituara.
Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Gjykatës së Posaçme janë kryer edhe disa kontrolle në banesa, automjete dhe ndaj personave të përfshirë. Si rezultat janë sekuestruar:
1 automjet Land Rover Range Rover Sport, viti i prodhimit 2018;
1 automjet Land Rover Range Rover Evoque, viti i prodhimit 2012;
1 automjet Land Rover Discovery, viti i prodhimit 2012;
1 automjet Land Rover Range Rover Velar, viti i prodhimit 2017;
2 aparate celularë.
Hetimet vijojnë për administrimin e provave të tjera dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi dhe Kolumbisë, si dhe Eurojust dhe Europol për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme./Dosja.al
Sibora dhe nëna e saj SPANJË- Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet vite burg për italianin Marco Romeo. Ai akuzohet për v...
Foto ilustruse ITALI- Një vit pas vdekjes së Ilaria Sulës, në sallën e gjyqit ka dëshmuar nëna e ish-të dashur...
Foto ilustruse TIRANË- SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i cili akuzohet për rrëmbimin dh...
Administrata Tatimore njoftoi se ka vënë në dispozicion një shërbim të ri në web, i cili ju ndihmon të verifikoni n&eu...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte...
Foto ilustruse VLORA- Policia ka shpallur në kërkim dy persona në qytetin e Vlorës. Ata janë Francesko Isufaj dhe I...
Foto ilustruese Në Tiranë për disa pika çmimi i naftës ka arritur 182 lekë për litër. Krahasuar me çmimin ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin me partitë politike, pak orë pasi shpërndahu Kuvendin dhe shpalli ...
hoteli Gjuta TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar babain dhe kushëririn e Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares u vetë...
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhës. Si pasojë e për...