Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rigjykimi i çështjes do të bëhet me një tjetër trup gjykuese.

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kthyer për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, Nezar Seitin, Maridian Sulajn e Fatmir Minajn. Në njoftimin e bërë publik, thuhet se rigjykimi i çështjes do të bëhet me një tjetër trup gjykuese. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga nga gjyqtarët Fuat Vjerdha kryesues, Elona Toro anëtare dhe Lutfie Celami, anëtare.
Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg për veprat penale, të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Nezar Seiti është dënuar me 9 vjet burg për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal. I dënuar me 9 vite burg është edhe Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj me 9 vite burg, të dy për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
NJOFTIMI:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M., kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
“Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Advertisement -
Deklarimin fajtor te te pandehurit M.H., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a të Kodit penal dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.H. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit N.S. me nje dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit N.S. me 9(nëntë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin N.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.S. me nje dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.S. me 9(nëntë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit F.M., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit F.M. me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit F.M. me 9(nëntë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin F.M. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
Shpenzimet procedurale t’u lihen ne ngarkim te pandehurve M.H., N.S., M.S., F.M.”.
Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht…”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Prishjen e vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues.
Hetimet për grupin filluan në vitin 2017, pasi në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe që do të trafikohej drejt Italisë. Por teksa dënimi është dhënë, Moisi Habilaj ende nuk dihet se ku ndodhet. Ai u arratis nën hundën e policisë italiane, pasi ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën aty. /Dosja.al
Kristaq Mitro TIRANË- Trupi i regjisorit Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 77-vje&ccedi...
Policia TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Nj&eum...
Faqja kryesore Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqen kryesore kon...
Moti TIRANË- Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do t&eu...
Jeton Lami TIRANË- Ish-polici i forcave operacionale, Jeton Lami, i akuzuar për shpërdorim detyre pasi u arrestua sepse shoqëronte t&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm ...
Gëzim Prenga TIRANË- Gëzim Prenga është një 54-vjeçar nga Mirdita, i cili më 15 Mars 2023 u arrestua nga policia...
Ambulancë SHIJAK- Një 33-vjeçar i identifikuar si Altin Farruku është plagosur me thikë këtë mbrëmje. Farruk...
Foto Ilustruese FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip 'Mercedes Benz' ka p&e...
Emigrantët BRITANI E MADHE- Emigrantët i tremben jetesës në anijen e ankoruar posaçërisht për ta në brigjet brita...