7 Prill 2023, 08:55
Nga A.B
Policia
TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Një 24 dhe 32-vjeçar janë vënë në pranga. Këta persona u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
Policia nisi procedimet penale edhe mbi 13 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Pararoja 2", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Komisariati i Policisë Vorë dhe Forca e Posaçme Operacionale. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Procedohen penalisht edhe 13 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen 2 automjete dhe 3 aparate celulare. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 13 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
emigrante te paligjshem
Aktualitet
7 Prill 2023, 08:37
f.i
Faqja kryesore Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqen kryesore kon...
Aktualitet
7 Prill 2023, 07:28
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do t&eu...
Aktualitet
6 Prill 2023, 23:18
F.M
Jeton Lami
TIRANË- Ish-polici i forcave operacionale, Jeton Lami, i akuzuar për shpërdorim detyre pasi u arrestua sepse shoqëronte t&eu...
Aktualitet
6 Prill 2023, 23:16
Foto Ilustruese
TIRANË- Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm ...
Aktualitet
6 Prill 2023, 21:18
Gëzim Prenga
TIRANË- Gëzim Prenga është një 54-vjeçar nga Mirdita, i cili më 15 Mars 2023 u arrestua nga policia...
Aktualitet
6 Prill 2023, 21:02
F.M
Ambulancë
SHIJAK- Një 33-vjeçar i identifikuar si Altin Farruku është plagosur me thikë këtë mbrëmje. Farruk...
Aktualitet
6 Prill 2023, 21:00
I.A
Foto Ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip 'Mercedes Benz' ka p&e...
Aktualitet
6 Prill 2023, 20:31
F.M
Emigrantët
BRITANI E MADHE- Emigrantët i tremben jetesës në anijen e ankoruar posaçërisht për ta në brigjet brita...
Aktualitet
6 Prill 2023, 20:20
I.A
Kokaine
ITALI- Një shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane, pasi u kap me drogë në qytetin e Luça-s. Mësohet...
Aktualitet
6 Prill 2023, 20:10
F.M
Tuneli
TIRANË- Familja Lusha ka mbetur në qiell të hapur në Lanabregas pasi tuneli që kishin kthyer në banesë ësht&...