LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentuan të trafikonin 17 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohen 3 persona në Shkodër (EMRAT+VIDEO)

Policia ndaloi mjetin 'Benz' në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë. Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa

25 Mars 2023, 09:24 Nga A.B
Tentuan të trafikonin 17 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohen 3
Lenda narkotike

SHKODËR-Finalizohet operacioni policor i koduar “Grizhë”. Në kuadër të këtij aksioni, janë vënë në pranga 3 persona, pasi janë kaluar duke tentuar të trafikonin lëndë narkotike. Kështu të arrestuar janë: Enes Osmani, Klevis Gurraj dhe Jozef Kaçaj. Policia ka sekuestrar 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Policia ndaloi mjetin 'Benz' në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë. Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Malësi e Madhe/Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Malit të Zi. Finalizohet operacioni policor i koduar “Grizhë”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, të DVP Shkodër.

Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara kohët e fundit, për goditjen e paligjshmërisë, me qëllim sundimin e ligjit në gjithë territorin. Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me specialistet për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Hani i Hotit, me qëllim trafikimin e saj, drejt Malit të Zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grizhë”. Në kuadër të këtij operacioni, në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G. Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);

J. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);

E. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

arrestim ne shkoder shkoder enes osmani jozef kaçaj klevis gurraj

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës