1 Mars 2023, 10:54
Nga F.M
Vlorë
VLORË- Shtatë persona janë vënë në pranga në 24 orët e fundit nga Policia e Vlorës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se R. J., 31 vjeç dhe L. J., 33 vjeç (vëllezër), banues në Vlorë, u arrestuan sepse u kapën me celularë të kontrabanduar. Një tjetër është arrestuar pasi është kapur duke përndjekur ish-bashkëshorten.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. J., 31 vjeç dhe L. J., 33 vjeç (vëllezër), banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në subjektet e tyre tregtare, përkatësisht në rrugën “Demokracia” dhe në rrugën “8 Marsi”, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan aparate celulare të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasit:
- K. B., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë muajit janar, ka transportuar me automjet, kundrejt fitimit, 8 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit;
- I. I., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar një automjet, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana, rezultoi se ishte vjedhur në Greqi.
-Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin D. Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, banuese në Sarandë. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. B., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-J. H., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë). Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasin Th. H., 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e vlores
Aktualitet
1 Mars 2023, 10:55
f.g
Fatos Tushe, ish-kryetar i Bashkise Lushnje
TIRANE- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 10:48
F.M
Kanabis
VLORË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për shpërndarje të lëndë...
Aktualitet
1 Mars 2023, 10:29
F.M
Foto Ilustruese, tërmet
TIRANË- 11 lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në Shqipëri. Epiqendrat kan&e...
Aktualitet
1 Mars 2023, 10:16
F.M
Trenat në Greqi
GREQI- Një shqiptar ka qenë në trenin e mbushun me 350 udhëtarë që u përplas me një tren q&eum...
Aktualitet
1 Mars 2023, 10:15
F.M
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 09:48
f.g
Foto ilustruese
TIRANE-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar ap...
Aktualitet
1 Mars 2023, 09:35
f.g
Pamje nga operacioni
SPANJE- Një bandë që merrej me trafikun dhe kultivimin e drogës është goditur në Lleida të Spa...
Aktualitet
1 Mars 2023, 09:29
f.g
GREQI- Një tren pasagjerësh i linjës Athinë-Selanik doli nga shinat në afërsi të tunelit të Tempe duke u përplasu...
Aktualitet
1 Mars 2023, 09:21
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar popullin grek pas tragjedisë me përplasjen e dy trenave gjatë nat&e...
Aktualitet
1 Mars 2023, 09:08
f.g
Foto nga aksidenti
TIRANE- Agron Xhafa, shoferi 63-vjeçar që drejtonte autobusin e Unazës të hënën e aksidentit që p&e...