8 Shtator 2022, 14:06
Nga A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në Elbasan në banesën e tyre në lagjen ‘Dyli Haxhire’. Pasditen e sotme, në Elbasan, 50-vjeçari Elmas Kalija ka plagosur bashkëshorten e tij, e identifikuar si Shkëlqime Kalija. Edhe pse u arratis, Elmas Kalija u prangos nga Policia e Shtetit, por në asnjë moment nuk raportohet se ka bërë rezistencë. Ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.
Ai e ka qëlluar 8 herë me thikë duke i shkaktuar plagë në brinjë, qafë dhe zemër. Përveç saj, i plagosur nga 50-vjeçari ka mbetur edhe fqinji i çiftit, Enver Sula, i cili ndërhyri për të shpëtuar gruan nga i shoqi. Ky i fundit dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, por ky version pritet që të konfirmohet nga ekspertiza.
“Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K. Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,”- njofton Policia.
Policia e Shtetit ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plagosjes së gruas, e cila është e dyta për sot, pasi një tjetër u plagos po me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Por fatmirësisht nuk mori lëndime të rënda.
burri plagos gruan ne elbasan shkëlqime kalija elmas kalija enver sula
Aktualitet
8 Shtator 2022, 13:58
A.B
Te rinjte
TIRANË- Largimi i të rinjve nga vendi po mbetet synimi kryesor, pasi të ardhmen nuk po e shohin më në Shqipëri. MCN...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 13:35
A.B
Aksident
MAT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në urën e Matit. Personi i identifikuar si Dedin Gjeta i cili drejtonte një mj...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 13:17
k.m.
Pamje nga Tiranë-Durrës
TIRANË- Një kamion është djegur në autostradën Tiranë-Durrës. Siç duket ed...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 13:11
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se transportonte emigrantë t&e...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:40
A.B
Safet Yskollari
POGRADEC- Sherri mes dy fqinjëve në fshatin Gështenjas të Pogradecit ku mbeti i vdekur Safet Hyskollari 65 vjeç,...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:20
k.m.
Pamje nga ambasada e Iranit
TIRANË- Diplomatët iranianë boshatisën ambasadën e Iranit në Tiranë dhe kanë vendosur q...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:15
A.B
Fatmir Ara
ITALI- Vrasësi i shqiptarit Fatmir Ara në Itali është identifikuar. Mediat italiane raportojnë se ai është Da...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:09
k.m.
Foto nga Ambasada e Iranit
TIRANË- Forcat e Policisë së Shtetit kanë hyrë në ambientët e ambasadës së Iranit n...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:12
A.B
Aksident
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku një makinë ka përfunduar e përmbysur në...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 11:17
k.m.
TIRANË- Forcat Speciale RENEA dhe Antiterroti dhe njësia anti-eksploziv kanë hyrë në ambientet e brendshme të ambasadës ira...