8 Shtator 2022, 13:11
Nga k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se transportonte emigrantë të paligjëm. I prangosuri, i identifikuar me inicialet N.M. akuzohet se ka qenë organizatori i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit. Për t'i dërguar në destinacionin që emigrantët kërkonin, i arrestuari u kërkonte shuma që varionin nga 350 euro deri në 1500 euro për person.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vijon operacioni "Road Guard", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Road Guard 38". Organizonte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohen 1 automjet, 5 aparate celulare dhe një sasi parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i pune policore dhe hetimore të pandërprerë disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Road Guard 38", si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi N. M., 47 vjeç, banues në fshatin Dervician, Gjirokastër. Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ka qenë organizatori i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimeve monetare, që varionin nga 350 euro deri në 1500 euro për person. Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi N. M. është organizator i rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, që janë goditur gjatë operacioneve policore "Road Guard 32", "Road Guard 33", "Road Guard 35" dhe "Road Guard 36", si rezultat i të cilëve janë arrestuar shtetasit B. T.; K. H.; Ç. H; E. T.; S. V., si dhe shtetasit pakistanez M. A.; A. M. dhe J. A. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 5 aparate celulare, 870 euro dhe 10 000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", kryer në bashkëpunim.
operacioni road guard 38 gjirokaster
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:40
A.B
Safet Yskollari
POGRADEC- Sherri mes dy fqinjëve në fshatin Gështenjas të Pogradecit ku mbeti i vdekur Safet Hyskollari 65 vjeç,...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:20
k.m.
Pamje nga ambasada e Iranit
TIRANË- Diplomatët iranianë boshatisën ambasadën e Iranit në Tiranë dhe kanë vendosur q...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:15
A.B
Fatmir Ara
ITALI- Vrasësi i shqiptarit Fatmir Ara në Itali është identifikuar. Mediat italiane raportojnë se ai është Da...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:09
k.m.
Foto nga Ambasada e Iranit
TIRANË- Forcat e Policisë së Shtetit kanë hyrë në ambientët e ambasadës së Iranit n...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 12:12
A.B
Aksident
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku një makinë ka përfunduar e përmbysur në...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 11:17
k.m.
TIRANË- Forcat Speciale RENEA dhe Antiterroti dhe njësia anti-eksploziv kanë hyrë në ambientet e brendshme të ambasadës ira...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 11:02
d.a.
Malli i sekuestruar, Itali
ITALI- Karabinierët e Njësisë së Hetimit të Livornos arrestuan një 37-vjeçar me k...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 10:56
k.m.
Pamje nga spitali i Fierit
FIER- Helmohen 9 gra në Fier. 9 punonjëse të një fabrike ulliri, e ndodhur në aksin rrugor “...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 10:52
k.m.f.g
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka dhënë guidën për të mos u futur në fashën 800 kwH, nga ku energjia elektrike nis...
Aktualitet
8 Shtator 2022, 10:44
k.m.
Foto ilustruese
KAMËZ- Një sherr me thika ka ndodhur mes dy të miturve në Kamzë. Policia e Shtetit ka bërë me dije me n...