17 Maj 2023, 10:41
Nga A.B
Ramazan Rraja
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Ramazan Rrajën, duke mos pranuar kështu ankimimin e tij. Apeli rrëzoi kërkesën me pretendimin se është paraqitur jashtë afatit të përcaktuar me ligj.
Ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur dhe një pistoletë. Bashkë me Rrahjan u arrestua edhe miku i tij Louis Konomi, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho.
VENDIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 17.05.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 16 akti, datë 12.05.2023 regjistrimi, me objekt “kundër vendimit nr. 37 Akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës të Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim R.Rr., ndaj vendimeve nr. 80 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R.Rr. dhe mbrojtësi i tij av. Elton Hyseni ndaj disponimeve nr. 89 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37 akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
ramazan raja
Aktualitet
17 Maj 2023, 10:20
m.s
numerues te votave
TIRANË- Zgjedhjet e 14 Majit u shoqëruan me incidente të shumta. Në media u bënë publike rastet kur qytet...
Aktualitet
17 Maj 2023, 10:10
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka regjistruar procedim penal për Fredi Belerin, kand...
Aktualitet
17 Maj 2023, 10:08
A.B
Momenti i arrestimit
VLORË- Festim Gilani është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se është autor i disa grab...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:40
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Ditën e sotme do të vijë në Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jasht...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:23
m.s
numerimi i votave
LEZHË- Në Lezhë fitoren e ka marrë Partia Socialiste, me 9 mandate. Kjo forcë politike ka siguruar 5867 vota, e...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:12
A.B
Policia
GRAMSH- Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh ka lënë pas të rrënuar familjarët dhe të tronditur opinionin publik. Sot...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:03
A.B
Fredi Beleri
GREQI- “Babai im është psikologjikisht një shkëmb", tha mëngjesin e sotëm djali i Fredi Belerit, i ci...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:06
m.s
numerimi i votave
DIBËR- Edhe në Dibër vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiak, ku janë numëruar 98 QV nga ...
Aktualitet
17 Maj 2023, 08:43
m.s
Numerimi i votave
FIER- Në Fier vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiak. Pritet vetëm një kuti e fundit për tu n...
Aktualitet
17 Maj 2023, 08:36
A.B
Policia ne vendin e ngjarjes
GRAMSH- Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, nuk nisi pas një sherri të rastësishëm. Të miturit, u k...