Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjykata ka vendosur që Rozeta të dënohet me 7 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj reduktohet në 4 vite e 8 muaj.

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi, të cilët akuzohen për vjedhje. Gjykata ka vendosur që Rozeta të dënohet me 7 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj reduktohet në 4 vite e 8 muaj.
Ndërsa për djalin e saj Havier Dobi, Gjykata vendosur dënimin me 5 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi shkon në 3 vite e 4 muaj burg. Ndërsa për ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave Alda Klosi, Gjykata vendosi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera.
Rozeta Dobi TIRANË- Avokati i Rozeta Dobit ka kërkuar nga Gjykata dënimin minimal për të dhe djalin e saj Havier. Gjatë ...
Rozeta Dobi TIRANË- Pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet për vjedhjen e rreth 500 mijë eurove te banesa e ish-zyrtares së ...
Havier dhe Rozeta Dobi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën ditën e sotme për pastruesen Rozeta Dobi dh...
foto ilustruese POGRADEC- Procedohet në gjendje të lirë një person dhe shpallet në kërkim një tjetër për ...
Zvërneci TIRANË- Kur korrikun e vitit të kaluar motrat Ivanka dhe Tiffany Trump vizituan Shqipërinë me bashkëshortët e t...
Rozeta dhe Havier Dobi TIRANË- Pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi janë paraqitur në Gjykatë ditën ...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohet një person dhe procedohen penalisht pesë të tjerë në Elbasan për vepra të ndrys...
foto ilustruese KRUJË- Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar në Krujë i cili transportonte fara kanabisi. Më...
Syri i Kaltër SARANDA- Një 33-vjeçar me inicialet H. Gj., banues në Sarandë, është arrestuar pasi kishte nis...
Saimir Kodra dhe Egla Ceno TIRANË- Aktorja Egla Ceno disa ditë më parë ka bërë një deklaratë të rëndë...