27 Shtator 2023, 19:49
Nga a.l
Foto ilustruese
DUKAGJIN- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur djali i tij, Gjin Guri. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Malin e Shoshit e për shkak të terrenit të vështirë, forcat policore nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje. Njoftohet gjithashtu se Zef Guri ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Ndërsa, djali i tij Gjin Guri është transportuar në spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.
Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër
vrasje ne dukagjin zef guri gjin guri
Aktualitet
27 Shtator 2023, 19:43
I.A
Gjin Guri
DUKAGJIN- Gjin Guri dhe babai i tij Zef Guri pësuan një atentat mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Nga të shtënat e...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 19:33
I.A
Foto Ilustruese
DUKAGJIN- Për shkak të terrenit të vështirë, policia po niset me helikopter në Dukagjin për të...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 19:25
I.A
DUKAGJIN- Detaje të reja kanë dalë nga atentati i dyfishtë në Dukagjin. Mësohet se persona të paidentifikuar ende kan&...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 19:19
I.A
Policia
DUKAGJIN- Babë e bir kanë rënë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Mësohet se Zef Gu...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 19:15
I.A
DUKAGJIN- Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Mësohet se nga atentati një person ka mbetur i vdekur në vend, nd...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 17:48
I.A
Foto ilustruese
FIER- Zjarri në pyllin Pishporo në Fier po vijon të përhapet me shpejtësi të madhe. Mësohet se n&eu...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 16:47
I.A
Momente nga ndarja e medaljes
KOSOVË- Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, i ka ndarë medaljen “Mburoj&eu...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 16:37
r.ll
foto ilustruese
MORINË- Një 40-vjeçar, banues në Gjilan është proceduar penalisht pasi u ndalua në pikën kufitare...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 16:19
I.A
Policia
TIRANË- Policia ka ka mohuar deklaratën e një të riu ditën e sotme, i cili akuzoi policinë për dhunë. ...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 16:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 55-vjeçarin e shpallur në kërkim, Shpëtim H...