Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. Ndërkohë, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË- Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim pasi morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar. Autorët janë identifikuar si, Lusjan Kimza, Asmireld Nimani, Agustin Kimza, ndërsa në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. Ndërkohë, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”. I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët.
Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.
Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit). Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Fatmir Sheholli Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin Fatmir Shehollit, i cili dysh...
Foto ilustruese Doganat shqiptare kanë arritur një nivel rekord të të ardhurave për 10 mujorin që arritën në 199,7 ...
TIRANË- Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse t&e...
Elvis Shkambi, Astrit Kalaja TIRANA- Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjyaktën e Apelit, ka shprehur keqar...
Foto ilustruese DURRËS- Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin fatal në aksin Peqin–Rrogozhinë...
Asim Vokshi TIRANË- Ky është dokumenti i dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që vërteton përcj...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Tiranës arrestoi sot një 37-vjeçar me iniciale A. L., i cili kishte përshtatur lokalin e tij n...
Foto ilustruese SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shkodrës hoqi një tabelë të vendosur brenda oborrit të Xhami...
Foto nga vendngjarja SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ndërhyri në oborrin e Xhamisë “Ebu Beker” në ...
Foto ilustruese TIRANA- Kjo javë nis me mot të paqëndrueshëm, ku priten reshje të dendura shiu në shumicën e zonav...