LIVE UPDATES
Aktualitet

Mori 2 mijë € për të liruar një person që e kapi me drogë, dënohet me 3 vite burg polici Sokol Canameti

Po ashtu për Canamatin është marrë vendimi që për 5 vite nuk do ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike. 

7 Nëntor 2023, 15:23 Nga I.A
Mori 2 mijë € për të liruar një person që e kapi
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për efektivin e policisë Sokol Canameti, i cili mori 2 mijë euro ryshfet për të liruar një person që arrestoi me drogë. Mësohet se GJKKO ka vendosur 3 vite heqje lirie për Canametin. Po ashtu për Canamatin është marrë vendimi që për 5 vite nuk do ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike. Gjithashtu GJKKO ka dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove Erjon Kuzarin dhe Flatin Kuzarin.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit S.C akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.K dhe F.K akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Rudina Palloi dhe Flojera Davishi, bazuar në nenet 112, 379, 384 dhe 406 të K.Pr.Penale, si dhe në nenet 47, 48, 49, 59, 319 dhe 319/ç të Kodit Penal, me vendimin Nr. 72, datë 06.11.2023 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.C lidhur me kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e masës së dënimit për të pandehurin S.C duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit nga i pandehuri S.C do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga data e ndalimit 09.04.2023.
Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit S.C i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin F.K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të pandehurit F.K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.
Urdhërohet i pandehuri F.K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.
Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit F.K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin E.K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të të pandehurit E.K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.
Urdhërohet i pandehuri E.K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.
Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit E.K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, aparatet celular të sekuestruar t’i kthehen të pandehurve S.C, F.K dhe Erjon Kuzari.
Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Oficeri i policisë gjyqësore Sokol Canameti, duke shfrytëzuar funksionin e tij, me rol në procedurën e shoqërimit të një personi të dyshuar të kapur me lëndë narkotike, e duke qenë referues i veprës penale në prokurori, ka abuzuar duke ushtruar presion, se do ta arrestonte shtetasin Erjon Kuzari, nëse ai nuk do ti jepte shumën prej 2000 eurosh. Pra ai ka kërkuar që kjo shumë ti dorëzohej brenda ditës, duke vendosur dhe orar. Ai është takuar me babain e Erjonit, shtetasin Flatin Kuzari, i cili në kushte të vështira ekonomike, e kishte siguruar këtë shumën duke e marrë hua, tek të njohur të tij, dhe rreth orës 19.00 të datës 10.10.2022, ia ka dhënë këtë shumë oficerit të policisë gjyqësore në afërsi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

flatin kuzari erjon kuzari sokol canameti

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri