12 Janar 2024, 11:25
Nga I.A
Policia
DURRËS- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës për përndjekje. Mësohet se i riu prej më shumë se një muaji përndoqi një vajzë 32-vjeçare në rrjetet sociale në mënyrë të vazhdueshme. Ky rast u bë publik nga emisioni investigativ Piranjat.
Njoftimi i Policisë:
Durrës Përndoqi për rreth 1 muaj, një 32-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale, vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 26-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për përndjekje. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pasi një 32-vjeçareje, e shoqëruar nga një gazetare e emisionit “Piranjat”, kallëzoi se përndiqej në rrjete sociale, kanë organizuar punën për të arrestuar autorin.
Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. H., 26 vjeç, banues në fshatin Radë Manzë, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se për një periudhë njëmujore, ka përndjekur një shtetase 32 vjeçe, nëpërmjet një llogarie false në rrjetin social Instagram. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Policia falënderon gazëtarët e emisionit “Piranjat”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.
policia e durresit
Aktualitet
12 Janar 2024, 11:15
I.A
ASHK
SARANDË- Drejtoresha e Kadastrës së Sarandës Aida Deni është shkarkuar nga puna mëngjesin e sotëm. M...
Aktualitet
12 Janar 2024, 11:07
N.F
Pamje nga gjykata
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Gjykatën Penale t&...
Aktualitet
12 Janar 2024, 10:08
N.F
Ornela Morgan dhe familja e saj
SHBA- Nëna shqiptare, Ornela Morgan dhe dy djemtë e saj do të përcillen për në banesën e...
Aktualitet
12 Janar 2024, 10:12
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet pwr Rezart Taçin dhe grupin e tij, tw cilwt akuzohen pwr pastrim parash. ...
Aktualitet
12 Janar 2024, 10:08
I.A
Policia
FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier, për arëmbajtje pa leje. Mësohet se n...
Aktualitet
12 Janar 2024, 10:04
N.F
Malësia e Kurbinit
KURBIN- Banorët e 7 fshatrave të Malësisë së Kurbinit janë ngritur në protestë pasi pr...
Aktualitet
12 Janar 2024, 09:18
N.F
Policia spanjolle
SPANJË- Pas arrestimit të dy shqiptarëve dhe tre britanikëve në Benicassim dhe Denia autoritet spanjol...
Aktualitet
12 Janar 2024, 09:18
N.F
Droga e fshehur
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane pas kontrolleve të kryera në banes...
Aktualitet
12 Janar 2024, 09:03
I.A
Gezim Sinomati
VLORË- Policia e Vlorës ka lënë të lirë 15 personat që ndaluan ditën e djeshme pasi dyshimeve ...
Aktualitet
12 Janar 2024, 08:44
I.A
Kulla me Kube
TIRANË- Arkitektja Alda Hoxhallari ka komentuar projektin e ri për kullën me kube që pritet të ndërtohet n...