LIVE UPDATES
Aktualitet

Prona, biznese&lavazh! Sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit dhe familjarëve

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, pasi emri i tij doli në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Ai ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

14 Tetor 2022, 16:06 Nga A.B
Prona, biznese&lavazh! Sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit
Fatjon Murati

TIRANË- Sekuestrohet pasuria e Fatjon Muratit! Prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurisë prej 5 milionë eurosh, me argumentin se janë vendosur nga pastrimi i parave përmes trafikut të lëndëve narkotike, kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata e Tiranës. Policia ka kryer sekuestrimin e: një pallat 8-katësh, me sipërfaqe 317 metër katror, apartament me sipërfaqe 90.30 metër katror, dyqan me sipërfaqe 40 metër katror, sipërfaqe ndërtimi 120 metër katror, dyqan shitjeje me pakicë për artikuj ushqimorë, bar-kafe dhe një lavazh makinash.

Të gjitha këto pasuri ishin në emër të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij, konkretisht nënës dhe vëllait.

Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, në vendin tonë, për vepra të tjera penale.

Prokuroria deklaron se pasuria është produkt i veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë Murati, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.

PASURIA E SEKUESTRUAR:

-Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.

- Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.

- Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.

-  Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.

     Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:

- Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;

-Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe

- Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në mer të shtetasit Y. M

NJOFTIMI i PROKURORISË:

K Ë R K E S Ë“PËR VENDOSJEN E SEKUESTROS PREVENTIVE”

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive për shtetasin F.M. dhe familjarët e tij për përfshirje në veprimtari kriminale, për vepra penale të cilat gjenerojnë të ardhura të paligjshme (lëndë narkotike). Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.02.2018, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.2600 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Më datë 21.03.2018 nga ana e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë referuar materialet e para hetimore për shtetasit F. M, Q.A, N.V. K.P., dhe V.K. si pjesë e një organizate kriminale, ku një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Kjo organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi F.M rezulton i kërkuar në nivel kombëtar për:

Më datë 31.10.2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos;

Më datë 07.11.2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Më datë 26.04.2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe

Më datë 26.07.2017 në përfundim të aktivitetit të quajtur “Cosmopolis” në kuadër të procedimit penal pranë autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Shtetasi Q. A. rezulton momentalisht i kërkuar në nivel kombëtar për: Masa e lëshuar më datë 26.04.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Venecias për pjesëmarrje në krime e finalizuar në trafikim të lëndëve narkotike dhe vepra kundër pasurisë; Masa e lëshuar më datë 07.05.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Veronas për pjesëmarrje në krime; dhe
Masa e lëshuar më datë 01.07.2016 lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Trevizos për pranim të mallrave të vjedhur, posedim abuziv të arnmëve dhe lëndëve narkotike, ku kishte për të shlyer dënimin me 3 vjet, 10 muaj e 17 ditë.

Nga verifikimet financiare që janë bërë nga shërbimet policore paraprakisht për shtetasit e lartpërmendur, rezulton se në emër të tyre dhe familjarëve të tyre ka pasuri të luatjshme dhe të paluajtshme, origjina, burimi i krijimit të aseteve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të krijuara prej tyre.

Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, arrijmë në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M. dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.

Këto pasuri të luajtshme/të paluajtshme janë në zotërim të drejtpërdrejtë të subjektit hetimor F.M. si dhe familjarëve të tij M.M. (nëna) Y.M, (vëllai).
Sa më sipër, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të K.Pr.Penale,

K Ë R K O J M Ë :

I. Sekuestrimin e pasurive te paluajtshme:

– Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
– Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
– Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
– Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.

Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:

– Aktiviteti tregtar i regjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
– Aktiviteti tregtar i regjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
– Aktiviteti tregtar regjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emër të shtetasit Y. M.

Murataj ishte shpallur në kërkim si një nga personat qe kishte dijeni për dy baza armatimi. Ai u vu në pranga pasi u kap në mjet me Endrit Doklen.  Ai ishte i shpallur në kërkim nga policia, pasi emri i tij doli në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Ai ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

fatjon murati


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit