Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sherr në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçari, i lënduar edhe djali i viktimës, autori ende në kërkim (EMRI)
Mësohet se Aliaj ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale. Nga sherri ka mbetur i lënduar edhe djali i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
3 Prill 2026, 16:05Nga E. D
VLORË- Një sherr ka ndodhur pak më parë në zonën e njohur si lagja Pavarësia, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike. Bëhet me dije se, pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari, i identifikuar si Ismail Aliaj ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës.
Mësohet se Aliaj ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale. Nga sherri ka mbetur i lënduar edhe djali i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të deritanishme, autori është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës. Sakaq, Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes/Dosja.al