Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
"Shqiponjat" ndaluan automjetin ku u gjetën dy personat, Ermal Kreqi dhe Martin Ramaj. Ata kishin me vete edhe municione.
TIRANE- Dy persona janë arrestuar nga forcat Shqiponja pas iu gjet një armë zjarri dhe silenciator. Policia njofton se Forcat Shqiponja kanë arrestuar Ermal Kreqin, 45 vjeç dhe Martin Ramajn, 33 vjeç. Si u zbuluan? Në një kontroll të ushtruar pas informacionit policor se po lëvizte një person me armë zjarri, "Shqiponjat" ndaluan automjetin ku u gjetën dy personat. Por burime i thanë Dosja.al se personi që kishte armën e zjarrit Ermal Kreqi, ishte nisur për të bërë një vrasje. Përveç armës ata kishin me vete edhe 1 pushkë sportive, tre thika, krehër, municion luftarak, silenciator dhe 2 aparate celulare.
Njoftimi i plotë:
Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pasagjeri” dhe kanë arrestuar një 37-vjeçar. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive, tre thika, krehër, municion luftarak, silenciator dhe 2 aparate celulare. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një automjet, po qarkullonte 1 shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”;
– M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në rrugën “Agush Gjergjevica”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M. dhe pasagjer shtetasin E. K. Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak. Shtetasi M. M. ka patur dijeni për krimin, por nuk ka kallëzuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
ELBASAN- Autorët e pengmarrjes në Elbasan janë arrestuar tashmë nga Policia. Burime i thanë Dosja.al se autorët janë arrest...
Policia e Elbasanit ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar ndërkohë që ka shpallur në ...
Droge, zvicer ZVICËR- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Zvicrës pasi u kap me 7kg heroinë dhe ...
korce KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj pasi u kapën në flagrancë duke transp...
Policia TIRANË- Qeveria pritet që të miratojë shpërblim për punonjësit që morën pjesë në mbarëv...
Momenti i arrestimit Njoftimi: Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Mat pasi në...
Gledis Nano dhe Tonin Vocaj TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë disa ndryshime n&...
TIRANË- Një sasi e vogël lënde plasëse i është vendosur një servisi makinash në zonën e Liqenit të...
Moti TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme ndi...
Foto ilustruese ELBASAN- Vatra e zjarrit në zonën e quajtur Liqeni i Zi, mes Bashkisë së Belshit dhe Peqinit, është riaktiviz...