11 Dhjetor 2022, 17:26
Nga F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Mborjtjes pretendon se situata në Shqipri është normalizuar, pavarësisht reshjeve të shumta që kanë rënë në 24 orët e fundit. Në njoftimin e fundit, bëhet me dije se Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale. Sipas MM-së, është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të çullos. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.
Njoftimi:
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale.
Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të çullos. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.
Situata ka përmirësim sa i përket pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Dibrës. Po ashtu punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e disa defekteve në disa zona rurale në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Elbasan, Korçë.
Të gjitha forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në zonat, ku mund të ketë probleme. Edhe gjatë natës do të ketë monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumenjve, me më shumë prurje.
permbytet shqiperia 2022
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 17:21
F.M
Rrugë me baltë
TIRANË- Java e ardhshme pritet të jetë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologji...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 16:31
F.M
Reforma
TIRANË- Reforma në Drejtësi, tashmë e shumëpërfolur, është cilësuar herë si arritje historike e h...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 16:29
F.M
Rënie gurësh
BURREL- Moti i keq ka sjellë pasoja dhe në zonën e Shkopetit. Mësohet se në disa pika të segmentit t&e...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 16:19
F.M
Shembjet
TIRANË- E diela është zyrtarisht një ditë pushimi, kryesisht për administritatën, por në dy javët e f...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:54
a.l
OSHEE
LUSHNJË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dalë me një njoftim zyrtar për problemet me energ...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:40
a.l
Përmbytje në Elbasan
LIBRAZHD- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që prej mbrëmjes së djeshme të cilat kanë ...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:15
a.l
laborator kanabis në Angli
ANGLI- Një aksion policor që u ngjan atyre të filmave është zhvilluar në Birmingham, ku n&eum...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:08
A.B
Anije me emigrante
BRITANI E MADHE- Reklamat e shqiptarëve në TikTok po bëjën ende jehonë në mediat e huaja. 'The Sun', e cil...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:03
a.l
IKMT
SARANDË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sot në Dhërmi ku ka kryer edhe shembjen e një ...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 14:13
A.B
Shembjet
BALLSH- Para se të startonte ndeshja mes Bylisit dhe Laçit ka ndodhur një ngjarje që ka trembur të pranishmit. P&e...