11 Dhjetor 2022, 15:54
Nga a.l
OSHEE
LUSHNJË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dalë me një njoftim zyrtar për problemet me energjinë elektrike që u hasën gjatë ditës së sotme në disa qarqe të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe motit të keq. Në njoftim sqarohet se situata paraqitet pa probleme në Vlorë dhe Lushnje, ndërsa po punohet për riparimin e defekteve në dy linja në Fier dhe Sarandë.
"Si pasojë e motit të keq në një pjesë të vendit, disa linja të OSSH pësuan defekt, kryesisht në zonat rurale ku rrjeti është ajror dhe përshkon distancë të gjatë. Në raport me mbrëmjen e djeshme, të dhënat nga terreni paraqesin situatë të normalizuar në 70% të fidrave të prekura. Raportohet se se rajonet me probleme të theksuara si Lushnja dhe Vlora, aktualisht paraqiten në gjendje stabël. Është punuar gjatë për riparimin e dy linjave 35kV nga ana e OSSH në zonat Fier dhe Sarandë. OSHEE njofton se saj përket furnizimit me energji elektrike të Hidrovoreve, të gjithë fiderat, Nst si dhe linjat 35 kV ndodhen në funksion të plotë", theksohet në njoftimin nga OSHEE.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al
permbytet shqiperia 2022
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:40
a.l
Përmbytje në Elbasan
LIBRAZHD- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që prej mbrëmjes së djeshme të cilat kanë ...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:15
a.l
laborator kanabis në Angli
ANGLI- Një aksion policor që u ngjan atyre të filmave është zhvilluar në Birmingham, ku n&eum...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:08
A.B
Anije me emigrante
BRITANI E MADHE- Reklamat e shqiptarëve në TikTok po bëjën ende jehonë në mediat e huaja. 'The Sun', e cil...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 15:03
a.l
IKMT
SARANDË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sot në Dhërmi ku ka kryer edhe shembjen e një ...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 14:13
A.B
Shembjet
BALLSH- Para se të startonte ndeshja mes Bylisit dhe Laçit ka ndodhur një ngjarje që ka trembur të pranishmit. P&e...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 14:04
a.l
Durrës
DURRËS- Prefektura e Durrësit është tërhequr nga deklarata e bërë më parë, ku tha se p&...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 14:09
A.B
Policia
LEZHË- Ka përfunduar në pranga punonjësi i AdZM, Pashk Ndoka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Ndoka u vu n&eum...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 13:56
A.B
Paund
KUKËS- Arrestohet Arbër Hasani. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për god...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 13:03
a.l
HEC-i në Librazhd
LIBRAZHD- Reshjet e dendura të shiut gjatë që kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë v...
Aktualitet
11 Dhjetor 2022, 13:01
A.B
Petrit Vasili
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar në vend p&eu...