11 Maj 2023, 10:04
Nga I.A
Kanabisi
LEZHË- Një i ri është arrestuar në Lezhë për transport kanabisi. Mësohet se në pranga ka rënë 28-vjeçari Elton Qarku, i cili u kap me 48.5 kg kanabis në makinë. Droga u kap në makinë dhe ishte e ndarë në 12 pako. Droga e kapur është sekuestruar së bashku me automjetin dhe celularin e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gurra”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike kanabis. Transportonte rreth 48.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis (e ndarë në 12 paketime, gati për shitje), arrestohet në flagrancë 28-vjeçari. Sekuestrohen 12 pakot me lëndë narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gurra”, në kuadër të të cilit u kap në lagjen “Gurra”, në qytetin e Lezhës, dhe u arrestua shtetasi: E. Q., 28 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 12 paketime me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 48.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
elton qarku policia e lezhes
Aktualitet
11 Maj 2023, 09:40
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë koh&eu...
Aktualitet
11 Maj 2023, 09:40
A.B
Policia
DURRËS- Arrestohet 26-vjeçari, Miklovan Hasani. I riu, ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëautor i disa vj...
Aktualitet
11 Maj 2023, 09:24
A.B
Kanabis
SHKODËR- Policia ka zbuluar përmes dronit 500 fidanë kanabis, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Asht...
Aktualitet
11 Maj 2023, 09:12
I.A
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eum...
Aktualitet
11 Maj 2023, 09:01
m.s
policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Në sajë të operacionit të koduar "Road Guard 59" është kapur në flagrancë nj...
Aktualitet
11 Maj 2023, 07:32
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Borsh. Mësohet se nj&eum...
Aktualitet
11 Maj 2023, 07:13
I.A
Foto ilustruese
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira. Pjesa e parë e ditës do të jet&eum...
Aktualitet
10 Maj 2023, 22:38
k.m.
Artan Hoxha
Pajtimi i vrasësve të huaj për të kryer atentate mafioze në Shqipëri është një fenomen që sht...
Aktualitet
10 Maj 2023, 21:50
k.m.
Kushërinjtë Lekstakaj
Pas ngjarjes së 19 Prillit në Shëngjin, Lekstakajt reaguan për mediat duke mohuar autorësinë....
Aktualitet
10 Maj 2023, 21:46
k.m.
Ardian Nikulaj
TIRANË- Duket se askush nga grupet kriminale nga veriu në jug të Shqipërisë nuk kishte pranuar për të ek...