11 Maj 2023, 09:24
Nga A.B
Kanabis
SHKODËR- Policia ka zbuluar përmes dronit 500 fidanë kanabis, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Ashta". Kështu në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, një ambient të hapur (pronë publike), ishin mbjellë në kubikë, rreth 500 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Policia ka nisur punën për gjetjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vau i Dejës, Shkodër/Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivimin të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ashta”. Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga strukturat e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Si rezultat i kontrolleve me dron, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë në kubikë, 500 fidanë narkotikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve me dron, të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Ashta”, kanë konstatuar në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, një ambient të hapur (pronë publike), ku ishin mbjellë në kubikë, rreth 500 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
operacioni ashta kanabis ne vaun e dejes
Aktualitet
11 Maj 2023, 09:12
I.A
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eum...
Aktualitet
11 Maj 2023, 09:01
m.s
policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Në sajë të operacionit të koduar "Road Guard 59" është kapur në flagrancë nj...
Aktualitet
11 Maj 2023, 07:32
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Borsh. Mësohet se nj&eum...
Aktualitet
11 Maj 2023, 07:13
I.A
Foto ilustruese
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira. Pjesa e parë e ditës do të jet&eum...
Aktualitet
10 Maj 2023, 22:38
k.m.
Artan Hoxha
Pajtimi i vrasësve të huaj për të kryer atentate mafioze në Shqipëri është një fenomen që sht...
Aktualitet
10 Maj 2023, 21:50
k.m.
Kushërinjtë Lekstakaj
Pas ngjarjes së 19 Prillit në Shëngjin, Lekstakajt reaguan për mediat duke mohuar autorësinë....
Aktualitet
10 Maj 2023, 21:46
k.m.
Ardian Nikulaj
TIRANË- Duket se askush nga grupet kriminale nga veriu në jug të Shqipërisë nuk kishte pranuar për të ek...
Aktualitet
10 Maj 2023, 21:37
Emisioni Stop
TIRANË- Emisioni “Stop” ishte në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë. Loli Beqiraj tregoi se n&e...
Aktualitet
10 Maj 2023, 21:34
Eugen Beci
TIRANË- Në dosjen hetimore, zbulohet organizimi i grupit kriminal që kishte në përbërje katër shtetas britani...
Aktualitet
10 Maj 2023, 21:20
Valbonë
VALBONË- Lugina e Valbonës është një nga atraksionet kryesore turistike të vendit tonë. Por fatkeqësis...