8 Janar 2024, 10:14
Nga I.A
Edmond Papa
TIRANË- Dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa janë dërguar për gjykim nga Prokuroria. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Adrea Boden dhe Albano Velon dhe dosjen e tyre e ka dërguar në Gjykatë ditën e sotme.
Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë te telekomanduar. Po ashtu Prokuroria ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.
edmond papa adrea bode albano velo aleksandër sadikaj
Aktualitet
8 Janar 2024, 10:20
I.A
Rezart Taçi
TIRANË- Seanca gjyqësore për biznesmenin Rezart Taçit, u shty sërish ditën e sotme. Procesi nd...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:59
I.A
Policia
SHKODËR- Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër për disa vepra penale. Mësohet se Seadet Myft...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:51
a.l
Xhevdet Zena
ITALI- Një aksident hekurudhor i ka marrë jetën një të moshuari shqiptar, 73-vjeç. Siç raportojnë ...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:49
a.l
Foto ilustruese
KRUJË- Reshje dëbore janë regjistruar gjatë natës në Malësinë e Krujës, kryesisht n...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 29-vjeçar me inicialet E.H. është vënë në pranga në lidhje me një vjedhje t...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:18
I.A
Ukraine
UKRAINË- Çdo ditë të luftës dhe veçanërisht pas sulmit masiv ajror të fundit rus në qytetet eUkrai...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:09
N.F
Rruga e bllokuar nga bora
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH për mes një njoftimi në rrjetin social "Facebook" ka njof...
Aktualitet
8 Janar 2024, 08:58
Ralph Schoellhammer
Nga Ralph Schoellhammer “Brussels Signal”
Në vitin 2007, Philippe Legrain botoi librin e tij “Emigrantët: Vendi juaj ka nevoj&eum...
Aktualitet
8 Janar 2024, 08:37
I.A
Policia
VLORË- Autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Gëzim Sinomati pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e dj...
Aktualitet
8 Janar 2024, 08:42
a.l
Policia rrugore
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Fier në fshatin Vajkan. Policia bën me dije se 34-vj...