22 Qershor 2023, 12:02
Nga k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot, mediat kanë kapur momentet kur ish-ministri futet në ambientet e organit të akuzës, i vetëm dhe ka hyrë në ambientet e prokurorisë rreth orës 12:00. Por ende nuk dihet shkaku i thirrjes së tij në SPAK.
Aktualisht, organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së tij. Ahmetaj ka kundërshtuar kontrollet e kryera nga SPAK në vilën e bashkëjetueses së tij, nën argumentin se ai gëzon mandatin e deputetit dhe SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi i Republikës. Por pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga Gjykata.
Ç'ka ndodhur me Arben Ahmetajn?
Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al
arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak
Aktualitet
22 Qershor 2023, 11:03
f.g
Foto ilustruese
TIRANE-Suzana Golemi, Rektorja e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër është pezulluar nga detyra për "s...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 10:10
I.A
Taulant Dika
KRUJË- Taulant Dika është personi që humbi jetën ditën e djeshme në një fasoneri në Fus...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 10:00
k.m.
Foto ilustruese
KAPSHTICË- Një shumë parash janë sekuestruar në doganën e Kapshticës pasi nuk ishin deklaruar nga posedu...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 09:29
I.A
Erisa Aliaj
DURRËS- Pedagogia e 22-vjeçares që humbi jetën ditën e djeshme nga një aksident në Durrës ka rea...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 09:21
I.A
Arjana Gllafce
SHBA- Babai dhe motra e Arjana Gllafce, e cila u vra nga partneri i saj në SHBA kanë reaguar në rrjetet social...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 09:17
k.m.
Foto ilustruese
KRUJË- Një 43-vjeçare, e shpallur në kërkim për mashtrim, është vënë në prangat e ...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 09:13
k.m.
Gjykata Kushtetuese ka gjykuar muajt e fundit disa çështje me interes të madh publik dhe rastësi ose jo, por konstatohet se të gjit...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 08:34
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Policia në Malia të Kretës arrestoi një 42-vjeçar shqiptare pasi partnerja e tij e denoncoi se i dashuri ...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 07:52
k.m.
Foto ilustruese
POGRADEC- Një grua është gjendur e mbytur në liqenin e Pogradecit mëngjesin e kësaj të enjteje në l...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 07:22
I.A
Moti
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën jug-lindore. Temperaturat minimale do të luha...