Dëshmitari
KAVAJË- Dy persona humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri dhe thikë, pasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Një banor i zonës tregoi në një intervistë për "TvKlan" se viktimat ishin konfliktuar edhe disa ditë më parë për arsye banale. Sipas tij, sherri mes tyre kishte nisur për një "pse më sheh?".
Ai u shpreh se njëri nga viktimat, Altin Rexha kishte fëmijën e vogël përdore kur është konfliktuar me Altin Gosën, i cili e ka qëlluar me thikë.
PJESË NGA INTERVISTA:
Dëshmitari: Nuk e di. Problem nuk kanë pas, sherr koti. Pse hap sytë? E di që kanë pas njëherë dhe nuk kanë arrit ta mbyllin”.
Sherri ndodhi pranë shtëpisë së njërit prej viktimave apo jo?
Dëshmitari: Njëri ishte me fëmijë në dorë madje.
Cili?
Dëshmitari: Ai malësori, s’ja di emrin. Janë të ardhur. Po bisedonin, i pamë. Edhe me gocën për dore, është e vogël, edhe kërciti. Aaa e ka pasur çun. Dëgjuam krisma, ai me thikë. Njëri u shtri këtu.
Dëgjuat të shtënat?
Dëshmitari: Po moj, 4 plumba. Mirë që s’më kapi ndonjë mua. Kavajsi pati thikë, e mbyti atë me thikë. Ai tjetri me armë, film.
Kishte pistoletën me vete?
Dëshmitari: Po me vete se kishin bërë debat, kavajasi shumë i fuqishëm, ai tjetri ishte me fëmijë.