Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se, në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Perlinqeviq, deklaroi se provat e mbledhura dëshmojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

KOSOVË- Prokuroria ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm, për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt. Mësohet se, në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Perlinqeviq, deklaroi se provat e mbledhura dëshmojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.
Sipas saj, gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është evidentuar asnjë rrethanë lehtësuese në favor të të akuzuarve. Përkundrazi, është vënë në pah rëndësia e veçantë e krimit, mënyra e kryerjes së tij, si dhe sjellja e të akuzuarve pas ngjarjes, përfshirë përpjekjet për manipulim dhe ndikim në opinionin publik.
Sipas prokurores Perlinqeviq, vrasja e ndodhur më 29 nëntor 2023 është kryer në prani të dy fëmijëve të mitur të viktimës, të cilët në atë kohë ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç. Prokuroria theksoi se ky fakt e rëndon edhe më shumë natyrën e krimit dhe pasojat e tij të rënda psikologjike.
Sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, Leonard Ademaj, fëmijët kanë përjetuar traumë të thellë dhe kanë refuzuar kontaktin me babanë e tyre, Naim Murselin, duke shmangur edhe komunikimet telefonike të mundësuara nga institucionet përkatëse në Suedi.
Si ndodhi ngjarja?
Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.
Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale "Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media./Dosja.al
KOSOVË- Mbahet sot seanca e sotme për fjalën përfundimtare për vrasjen e Liridona Ademajt. Prokurorja, Javorka Perlin&cced...
BELGJIKË-Një 29-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasje, ra në prangat e policisë belge. Mediat belge rapor...
ervis berberi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg për ish-drejtorin e ARRSH-së...
SHBA- Televizioni amerikan, Fox News, ka raportuar mbi paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, më 1 prill. Si...
DURRËS- Një 30-vjeçar në Durrës është arrestuar për fshehjen e bimës narkotike. Policia ka sekuestruar 8 k...
spak TIRANË- Lulzim Pepaj, Fatjon Marku dhe Anton Kola u paraqitën sot para Gjykatës së Posaçme si pjesë e grupit kri...
Shkaku i zjarrit dhe përgjegjësitë potenciale civile që mund të vijnë për ndërtuesin e pallatit që u dogj të...
Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i tyre për të blerë karburant, për shkak t&e...
Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jet...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka nisur procedimin penal ndaj avokatit Altin Goxhaj, pasi nuk i është bindururdhrit të punonjë...