6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri më 29 mars 2026, kur do të rikthehet sërish ora verore. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është shfrytëzimi më efikas i dritës natyrale gjatë ditës dhe kursimi i energjisë përmes reduktimit të ndriçimit artificial.
TIRANA- Natën mes të shtunës, 25 tetor, dhe të dielës, 26 tetor 2025, në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, duke shënuar kalimin nga ora verore në orën diellore. Ndryshimi do të na lejojë të flemë një orë më shumë, por pasditet do të errësohen më herët. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri më 29 mars 2026, kur do të rikthehet sërish ora verore. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është shfrytëzimi më efikas i dritës natyrale gjatë ditës dhe kursimi i energjisë përmes reduktimit të ndriçimit artificial.
Në vjeshtë, akrepat kthehen një orë pas për të përshtatur ditët me më pak dritë dielli. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ndryshimi i orës ndikon në ciklin e gjumit dhe të ritmeve biologjike, duke shkaktuar lodhje, nervozizëm, vështirësi në përqendrim dhe luhatje humori. Për këtë arsye, shumë studiues propozojnë që ora verore të mbahet gjatë gjithë vitit, për të shmangur stresin që sjell ndërrimi gjashtëmujor.
Ndryshimi i orës u aplikua për herë të parë në Evropë gjatë Luftës së Parë Botërore, për të kursyer energji, dhe u rikthye në përdorim gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe krizës së naftës në vitet ’70. Direktiva e Bashkimit Evropian e vitit 2001 e formalizoi praktikën e ndërrimit të orës dy herë në vit, në mars dhe tetor.
Megjithatë, prej disa vitesh, Bashkimi Evropian po diskuton heqjen e këtij ndryshimi, pasi studimet tregojnë se kursimet e energjisë janë minimale, ndërsa ndikimi në shëndet është i dukshëm. Në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi ndalimin e ndërrimit të orës, duke u mbështetur në një konsultim publik ku 84% e qytetarëve u shprehën pro heqjes së saj. Deri më sot, propozimi nuk ka marrë ende miratimin përfundimtar nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian./ Dosja.al
Guri Dashi ELBASAN- Policia e Peqinit ka vënë në pranga drejtuesin teknik të një kantieri ndërtimi, pas vdekjes tragjike t&eu...
Foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur më herët në kërkim p&eum...
Ulian Barjami, foto ilustruese TIRANA- Avokati Ulian Barjami ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e Ditës Europiane të Avokat&...
Foto ilustruese DURRËS- Pesë telefona celularë të markës iPhone u sekuestruan sot gjatë një kontrolli të befas...
Foto ilustruese DURRËS- Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zhvilluan sot një kontroll t&...
Foto nga vendngjarja DURRËS- Një kontroll i befasishëm është zhvilluar ditën e sotme në Burgun e Durrësit, ku ...
Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri TIRANA- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...
Theth “Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qev...
Foto ilustruese GJERMANI- Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të drogës është shkatërruar pas zbulimit të...
Foto ilustruese ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar, i kërkuar që nga tetori i kaluar për një vjedhje të vitit 2016 në ...