3 Shtator 2022, 14:39
Nga e.k
Arma dhe thika e sekuestruar
TIRANË- Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit ditën e sotme pasi pas kontrollit fizik iu gjetën armë dhe thikë. Ai u arrestua në një lokal ku po pinte dhe kafen.
Alket Bardhi u ndalua nga blutë e kryqytetit dhe në momentin e arrestimit iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një thikë që i mbante me vete.
Ai tashmë do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Klienti", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Njazi Mela", në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit", dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
policia e tiranes
Aktualitet
3 Shtator 2022, 14:34
k.m.
Andi Bushati, Fatos Nano dhe Edi Rama
TIRANË- Analisti Andi Bushati, duke iu referuar shembjeve në Prestige Resort, ka risjellë në kujt...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 14:23
e.k
FIER- Një aksident është shënuar pak më parë në autostradën Levan-Tepelenë. Një makinë tip “...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 14:13
e.k
Xhani Topali
GREQI- Zhdukja nga Rodosi e biznesmenit shqiptar Xhanio Topalli, i njohur në fushën e ndërtimeve në zonë ës...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 14:13
k.m.
GRAMSH- Sherr mes të rinjve në qytetin e Gramshit. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, disa të rinj zihen me...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 13:49
e.k
29-vjeçari i arrestuar
ELBASAN- Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P ka rënë në prangat e Policisë. I riu f...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 13:45
k.m.
GJIROKASTËR- 57-vjeçari Thoma Konomi ka ndërruar jetë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjir...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 12:38
k.m.
Foto ilustruese
BULQIZË- Një 54-vjeçar është paraqitur në spitalin e Bulqizës në gjendje të rëndë....
Aktualitet
3 Shtator 2022, 12:33
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Ajo që e tradhtoi 53-vjeçarin shqiptar ishte nervozizmi i tepërt gjatë një kontrolli rutinë nga...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 12:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje makine. Siç bëjnë...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 12:04
k.m.
Pamje nga vendi ku u gjet i vrarë Nexhat Rama
BRESCIA- Davide Cristiano Mossali, i dyshuari kryesor i vrasjes së Nexhat Ramës nga Kosova, ka...