Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Lëvizte me pistoletë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
21 Dhjetor 2025, 09:06Nga E.d
Foto ilustruse
MIRDITË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçare në Mirditë. Ajo u arrestua nga forca blu, pasi qarkullonte e armatosur me armë zjarri pistoletë.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Mbi 35-vjeçaren banuese në Rrëshen, rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”. Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.
Si rezultat i operacionit, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al