Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi ta shtyjë seancën për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për shkak se munguan dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, duke e bojkotuar kështu procesin.
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Darko Kostadinovski, njoftoi të hënën se seanca përgatitore e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të mbahet në periudhën prej 19 deri më 21 mars të vitit të ardhshëm.
Sipas tij, janë propozuar mbi 20 emra si ekspertë të së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare dhe ish-gjykatës nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilët do të ftohen për t’i dhënë mendimet e tyre. Finalizimi dhe publikimi i këtyre propozimeve, së bashku me çështje kontestuese juridike, pritet të bëhen të martën, më 24 dhjetor.
“Kushdo që mendon se, sundimi i ligjit dhe shteti ligjor do të pengohet nga manipulimet, presionet dhe ndikimet politike, e ka të kotë! Askush nuk është mbi Kushtetutën. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën”, deklaroi Kostadinovski gjatë një konference për media.
Ai shtoi se Kushtetuesja ka kërkuar edhe "këshilla miqësore – (amicus curiae)" nga Komisioni i Venecias, që do të miratohen në seancën e 14 dhe 15 marsit, dhe do të publikohen disa ditë më vonë (17 – 18 mars), para seancës.
Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi ta shtyjë seancën për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për shkak se munguan dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, duke e bojkotuar kështu procesin. Kostadinovski deklaroi se pret që të dy gjykatësit të jenë të pranishëm në seancën e ardhshme dhe t’i paraqesin argumentet e tyre juridike.
"Minimumi i kuorumit për punën e Gjykatës Kushtetuese është pesë gjyqtarë, vendimet merren me pesë vota, përveç nëse kërkohet shumicë e kualifikuar. Seanca përgatitore do të mbahet nëse plotësohen kushtet e minimumit të gjyqtarëve të pranishëm për punë", tha ai.
Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili përbëhet nga 25 nene, është miratuar në vitin 2018 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2019. Kreu i Kushtetueses, Kostadinovski, bëri të ditur gjithashtu se në seancën përgatitore të muajit mars, të pranishme do të jenë edhe 13 iniciativat që kundërshtojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, mes tyre edhe parti politike.
Me 13 iniciativat kundërshtohet jo vetëm emri i Ligjit, por edhe të gjitha 25 nenet e tij, përfshirë zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, në bankënota, uniforma policore dhe në lëshimin e dokumenteve personale në dy gjuhë. Në vitin 2019, Komisioni i Venecias kishte dhënë vlerësim për Ligjin për gjuhët, duke thënë se disa dispozita të tij tejkalonin standardet ndërkombëtare për gjuhët rajonale dhe të pakicave.
Komisioni, atëbotë, vlerësoi se në disa fusha ligji mund të shkojë shumë larg duke u imponuar institucioneve publike detyrime juridike të parealizueshme, veçanërisht në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore. Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Balancuesi, tashmë i shfuqizuar, dhe Ligji i gjuhëve u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut. “Balancuesi” ishte një mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore në këtë vend./REL
spitali SHKODËR- Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Arsen Beqiri përfundoi në spital ...
Pamje nga makinat e bllokuara DIBËR- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa në disa qytete ka patur edhe reshje dëbore. Nga re...
Irida Shala TIRANË- Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dhe avokatja e saj Nertila Qordja denoncojnë, se të ...
Foto TIRANË- Deklaratat, që të ndjerit Silvio Shala iu morën, për t’i grabitur pasurinë e pensionin nga Elda Dedja, u b...
foto ilustruese SHKODËR- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Sipas informacioneve policore një 22-vje...
foto nga protesta TIRANË- Numri i protestuesve të shoqëruar në polici pas protestës së opozitës është rritur n...
foto ilustruese SHKODËR- Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në këmbë pak minuta më herë...
Nikël FUSHË KRUJË- Shkolla e Niklës sot është e shembur dhe nuk është vënë as guri i parë i themelit...
Aksident TEPELENË- Një aksident është regjistruar mbrëmjne e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashi...
elton ilirjani, parashqevi simaku SHBA- Këngëtarja legjendare e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku pas rikthimit të saj, ka nisur...