LIVE UPDATES
Aktualitet

Luan Tabaku, u emërua administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan falë ndikimeve kriminale, dha tender për roje fizike/ Administratore, nëna e “ushtarëve” të Suel Çelës

Hetimet kanë zbuluar se Marenglen Çoku shoqërohet dhe mban komunikime me Suel Çelën. Luan Tabaku nga ana tjetër rezulton se është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të AF Elbasani.

29 Prill 2025, 20:34 Nga r.ll
Luan Tabaku, u emërua administrator i Ujësjellës Kanalizimeve
foto ilustruese

TIRANË- Gjatë vitit 2020, Luan Tabaku ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe në vijim atë të Administratorit te SH.A. Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan.

Nga ku rezulton që në cilësinë e Administratorit, të ketë dhënë disa procedura publike prokurimi, kryesisht ato që kanë të bëjnë me shërbimin e ruajtjes me roje fizike të objekteve të SH.A Ujësjellës Kanalizime Elbasan, subjektit tregtar UEVI 2015.

Nga ku rezulton se administratore e kësaj shoqërie është Fatbardha Roka, e ëma e vëllezërve Xhino dhe Marsel Roka, të arrestuar si pjesë e organizatës së Suel Çelës.  Po kështu grupi hetues ka dyshime të forta se organizata kriminale e Suel Çelës ka shtrirë duart edhe në futbollin vendas, konkretisht në ekipin Akademia Futbollit ‘Elbasani’.

Ekip që sot garon në Ligën kryesore të Futbollit në Shqipëri, pas vitesh të gjata lëngimi në kategoritë inferiore të futbollit në vend.  Nga ku edhe këtu del se Luan Tabaku jo vetëm ka lidhje të ngushta me Mariglen Çokun, administratorin i AF Elbasani, por edhe ky i fundit është vetë lidhje e Suel Çelës.

Ashtu sikurse del të jetë në fakt edhe Luan Tabaku. Hetimet kanë zbuluar se lidhje e ngushtë e Suel Çelës është edhe Mariglen Çoku, administrator i ‘AF Elbasani’. I cili gjatë një kontrolli të ushtruar më datë 25 Nëntor 2024 në ambientet e brendshme të Tregut AgroUshqimor në Elbasan, në pronësi të familjes Çela, u gjet aty i vetëm.

Hetimet kanë zbuluar se Marenglen Çoku shoqërohet dhe mban komunikime me Suel Çelën. Luan Tabaku nga ana tjetër rezulton se është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të AF Elbasani.

Veç emërimeve të të besuarve të tij në pozicione kyçe me qëllim përfitimin e tenderave apo punëve publike, Suel Çela dyshohet se ka përdorur emra të personave të tretë për të fshehur pasuritë e tij.

Dyshohet se Suel Çela pasuritë që rrjedhin nga aktivitetit kriminal i tij, i ka fshehur në shoqërinë e futbollit AF ‘Elbasani’, por edhe nëpërmjet shoqërive apo personave të tjerë që janë aktualisht në hetim. Siç është edhe subjekti tregtar ‘Bajrami-N’, në pronësi të Nazif Bajramit.

Nga zbërthimi i komunikimeve ai rezulton se një prej anëtarëve të grupit të tij kriminal e informon se makinën do e vendosë në emër të Zifit, që sipas hetuesve nënkupton Nazif Bajramin. Nga hetimet rezultoi se makina në emër të Nazif Bajramit, u gjet në banesën e Mario Çelës, vëllai i Suel Çelës gjatë kontrolleve të kryera në 2024.

Edhe ky sot në hetim si pjesë e organizatës kriminale dhe që ndodhet  i arrestuar në Belgjikë, në kuadër të hetimit të hapur kundrejt kësaj strukture të krimit të organizuar me bazë në Elbasan dhe në disa vende të Evropës. Nisur nga të dhënat e siguruara, SPAK urdhëroi kontroll në zyrën dhe banesën e Tabakut, të biznesmenit Nazif Bajrami si dhe Mariglen Çoku, administrator i ‘AF Elbasani’./"Në Shënjestër", BalkanWeb

luan tabaku suel cela

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës