LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, Proda: Shkodra është qarku me riskun më të lartë, mbi 100 mijë bimë të asgjësuara

Gjatë fjalës së tij në konferencë, Proda u shpreh se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet për Policinë e Shtetit.

11 Nëntor 2025, 13:24 Nga E.d
Lufta kundër kultivimit të kanabisit, Proda: Shkodra është
Ilir Proda

TIRANË- Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka marrë pjesë në një konferencën me Departamentin e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për luftën kundër kultivimit të kanabisit, gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Proda u shpreh se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet për Policinë e Shtetit.

Ai tha se ky është një objektiv, i cili kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri. Në fund, Proda tha se qarku i Shkodrës mbetet qarku me riskun më të lartë për kultivimin e lëndëve narkotike. Në lidhje me këtë tha se janë asgjësuar 105 591 bimë narkotike.

Fjala e plotë

Është kënaqësi dhe përgjegjësi profesionale të jemi sot, së bashku, në këtë konferencë të rëndësishme, e cila prej shumë vitesh përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane. Lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, shqiptar, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri. Partneriteti ynë me autoritetet italiane ka qenë vendimtar në këtë betejë dhe rezultatet e përbashkëta janë prova më e qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në këtë fushë. Organizimi i kësaj konference me partnerët italianë, për të evidentuar rezultatet e përbashkëta në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, nuk është thjesht një traditë apo një analizë formale, por është analizë pune e përbashkët dhe vlerësim kontributesh. Policia e Shtetit ka punuar intensivisht për përmbushjen e prioriteteve të dokumenteve strategjike dhe Planit të Veprimit për vitin 2025. Ky plan synoi parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve, përmes operacioneve të koordinuara qendrore dhe vendore, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe angazhimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të dhënë informacion. Sensibilizimi i qytetarëve dhe i komunitetit ishte prioritet. Gjatë vitit 2025, u zhvilluan 812 takime me pjesëmarrjen e 16 885 qytetarëve dhe me angazhimin e 2955 punonjësve të Policisë. Institucionet arsimore dhe aktorët lokalë kontribuuan në mënyrë aktive në këto iniciativa. Kontrolli i territorit dhe përdorimi i teknologjisë ishin faktorë kyç për arritjen e rezultateve pozitive në parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Deri më 31 tetor 2025, Policia e Shtetit kreu 217 119 kontrolle në 330 431 orë shërbimi. Objektet e kontrolluara përfshinë: sera, magazina, shtëpi të braktisura, tunele dhe ambiente të hapura. Për vitin 2025, përdorimi i dronëve u rrit në 76 pajisje. Sistemi elektronik “GIS-NARKOTIK” ofroi të dhëna më të plota dhe raporte analitike për ndjekjen e kultivimit të kanabisit. Një ndihmesë të madhe për terrenet mjaft të vështira na dha Ministria e Mbrojtjes, me vënien në dispozicion të helikopterëve, me qëllim transportimin e forcave policore në ato zona ku ishte e pamundur të shkohej me këmbë. Gjej rastin të falënderoj Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Kingjin. Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle, nga toka apo nga ajri, as me prishjen e fidanëve apo bimëve kanabis të mbjella, por u punua me vendosmeri nga strukturat e Policisë kriminale për sigurimin e informacionit policor dhe për nisjen e hetimeve proaktive.

Në këtë kuadër, përgjatë 10-mujorit të këtij viti u siguruan 6 917 informacione policore, për kultivimin e bimëve narkotike dhe filluan 104 procedime proaktive. Një punë e mirë parandaluese u bë dhe në drejtim të goditjes së posedimin/shitjes së farave të kanabisit, si rezultat i së cilës në 16 raste u sekuestruan 10 798 fara. Lufta kundër këtij fenomeni u intensifikua dhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së tentativave për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në ambiente të mbyllura, duke evidentuar dhe shkatërruar 10 ambiente të përgatitura me llamba që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, si dhe 3 ambiente në tentativë për t’i përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar 31 shtetas, mes tyre edhe punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Siç e theksova dhe në fillim, lufta ndaj këtij fenomeni nuk bëhet e vetme. Bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos me Guardia di Finanza, prej shumë vitesh ka dhene rezultate shumë pozitive. Gjatë 10-mujorit të vitit 2025 janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 203 960 bimë kanabisi, nga të cilat 106 894 bimë të evidentuara nga monitorimi ajror dhe 97 066 të evidentuara nga kontrollet e territorit, nga strukturat e Policisë së Shtetit. Nga analiza e bërë, dhe këtë vit qarku i Shkodrës mbetet qarku me risk më të lartë, me 105 591 bimë të asgjësuara. Njëkohësisht, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar dhe asgjësuar në fazë fillestare, 17 447 fidanë të dyshuar kanabis. Të nderuar pjesëmarrës,strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kanë evidentuar 580 raste kultivimi me 191 shtetas të implikuar, nga të cilët 106 janë arrestuar, 36 janë ndaluar, 17 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 32 janë shpallur në kërkim.

Po t’i krahasojmë këto rezultate, me të njëjtën periudhë të vitit 2024, përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kemi ulje me 132 raste kultivimi, 58 317 bimë narkotike më pak dhe 71 873 fidanë më pak.Kemi rritje të procedimeve penale, me 7 autorë kultivimi më shumë dhe 60 punonjës të proceduar për shpërdorim detyre, më shumë. Integriteti dhe vendosmëria e Policisë kanë qenë themeli i suksesit tonë. Përgjatë këtij viti u proceduan penalisht 163 shtetas për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit (kryetarë fshatrash, administratorë, punonjës të OSHEE-së, inspektorë të pyjeve etj.). Për vitin që vjen puna do të nisë menjëherë, duke zhvilluar analiza të hollësishme të rasteve të evidentuara, për zbardhjen e rasteve të pazbuluara përgjatë këtij viti, identifikimin dhe kapjen e autorëve, evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të shtetasve me precedent kriminal me këtë tendencë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, padyshim dhe me qytetarët. Gjithashtu, do të punohet intensivisht për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave, identifikimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve që importojnë fara, si dhe të financuesve të kësaj veprimtarie kriminale. Në përfundim, dua të theksoj se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e përkushtuar për të rritur më tej rezultatet dhe për të minimizuar çdo tentativë për kultivim të kanabisit. Vendosmëria jonë është e qartë dhe e palëkundur. Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Policinë italiane dhe me GDF-në që kryen monitorim nga ajri, sepse kjo është rruga e vetme që garanton sukses afatgjatë. Shpreh mirënjohjen time për qeverinë italiane, për Ministrinë e Brendshme të Italisë, Bashkimin Europian, ambasadën italiane në Tiranë, Guardia di Finanza-n, si dhe për të gjithë kolegët që kontribuojnë në këtë partneritet të rëndësishëm./Dosja.al

ilir proda shkodra kanabis

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë