12 Korrik 2024, 20:56
Nga r.ll
banoret
LUSHNJE- Banorët e fshatit Imshtë në Lushnje protestojnë se qindra hektarë buzë lumit Seman u ka dalë pronari. Sipas tyre, prona është brenda argjinaturës dhe ligjet e parashikojnë si “pronë shtetërore”. Por, një individ u ka shkuar me letra kadastre për ta rrethuar dhe zhvilluar. Pronari i ri, Elton Çekrezi tha se e bleu me dokumente të vetë shtetit. Pra, nga njëra anë shteti përcakton se toka midis dy argjinaturave është shtetërore dhe nga ana tjetër certifikon dhe i kthen një pronari një pronë të tillë!
“Te këto toka ka qenë fshati, tani po na i marrin. Këto toka janë brenda argjinaturës që është ndërtuar në vitet ’60. Ligji e parashikon se toka brenda këtyre argjinaturave është tokë shtetërore. Ne s’e kuptojmë se si i doli pronari. Këtu kanë ardhur dhjetëra pronarë që e pretendojmë. Disa i kemi përzënë. Këtë tokë ne s’e ndamë me ligjin 7501. Ishte pyll dhe tokë e lumit. Këtu në dimër del lumi dhe e përmbyt. Ndërtuam argjinaturat dhe tani s’del më. Në verë e punojmë secili një pjesë dhe e mbjellim. Tani këtu erdhën me policira, me përmbarim dhe me pronë. Ne as i njohim. Nuk e di si i kanë bërë letrat. Këta regjistrojnë qindra hektarë për vete. Ne si fshat s’kemi regjistruar pronat tona. Si i bënë letrat këta, kur ajo është tokë lumi, buzë lumit? Ne pse s’na i bëjnë letrat?” pohojnë banorët.
Banorë të tjerë shtojnë se para disa ditësh ka ardhur edhe policia dhe përmbarimi. “Donin ta rrethonin, por ç’të rrethojnë? Lumin dhe argjinaturën që është ndërtuar” thonë ata. Sipas tyre, për këtë problem janë interesuar edhe ligjvënës (Erion Braçe), i cili ka pasur një letër-këmbim me Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Vetë ATP-ja thotë se “nga verifikimi web-gis, sipas hartës plan-vendosje, s’ka pronë atje”. “Tani kur ATP-ja thotë s’e kam trajtuar, si erdhën këta? Si e regjistruan në Kadastër? Ne kërkojmë që të hetohet origjina e kësaj prone, si është marrë. Se deri më tani policia është marrë vetëm me ne, na kanë shoqëruar dhe proceduar se po mbrojmë tokën e shtetit. Ne s’e pretendojmë atë pronë, prandaj s’e ndamë në vitin 1991. Tokë lumi dhe ashtu e lamë. Por jo t’na e marrin” përfundojnë ata.
Ligji me numër 111 i vitit 2012 për “menaxhimin e integruar të burimeve ujore” përcakton se “hapësira e tokës deri në argjinaturë, është pronë e shtetit dhe e patjetërsueshme dhe e papërshkrueshme”. “Janë në pronësi të shtetit dhe në administrim të organeve shtetërore – Të gjitha shtretërit e lumenjve … Toka e përfituar nga tërheqja e ujit ose nga përparimi i tokës në drejtim të ujit kur ajo lidhet me tokën. Të gjitha strukturat dhe punimet hidroteknike të realizuara nga shtetit si digat, sistemet e ujitjes, kullimit, lundrimit”. Ndërkohë, më pas ka dalë edhe VKM për zbatimin që parashikon se tokat mes dy argjinaturave janë shtetërore.
Fiksi bisedoi edhe me z. Elton Çekrezi, i cili thotë se tokën e ka blerë. Sipas tij, janë bërë disa gjyqe për lirimin e tokës dhe se ajo është e familjes Xhindoli. Pyetjes se është brenda dy argjinaturave, na thotë se argjinatura është bërë në vitet ’60 dhe se familja e ka përftuar tokën në vitin 1999 me vendim dhe kthim kompensimi. Ka pyetur në Lushnje dhe i kanë thënë se është tokë pa probleme. Në lidhje me dokumentin e ATP, thotë se kërkesa është bërë për web gisin dhe se dosja ka qenë atje. “Nëse është dhënë në mënyrë të paligjshme, përse ka hipotekë?” pyet ai.
Pra, e njëjta pronë ku pronari dhe blerësi kanë marrë certifikatë nga KADASTRA dhe nga ana tjetër ATP-ja dhe ligji që e ndalojnë të privatizohet. Fakt është se për këtë pronë janë në konflikt qindra banorë me pronarë dhe blerës, ku të vetmit që nuk hetohen janë zyrtarët shtetërore që e kanë certifikuar. /Top Channel
imshte lushnje
Aktualitet
12 Korrik 2024, 20:40
r.ll
izet haxhia
SHKODËR- Izet Haxhia do të transferohet ditën e nesërme nga burgu i Reçit në burgun e Rrogozhinës, ku...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 19:08
N.F
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një tjetër vatër zjarri është shuar me sukses ditën e sotme. Mësohet se pas fikjes s&e...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 18:02
N.F
Dropull
DROPULL- Ministria e Mbrojtes ka njoftuar pasditen e sotme se është bërë i mundur shuarja e zjarrit në Dropull. Min...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 17:03
r.ll
pamje nga vjedhjet
ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur një bandë shqiptarësh të cilët vidhnin banesa në zona t...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 16:59
N.F
Policia italiane
ITALI- Një operacion antidrogë është zhvilluar nga autoritet italiane për të luftuar trafikun e drogës ...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 16:20
N.F
Zjarri
VLORË- Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve në Vlorë. Mësohet se n&...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 16:16
r.ll
burgu i koridhalos
GREQI- Gardianët grekë të Koridhalos kanë mësyrë mesditën e sotme në dy qeli ku janë mbajtu...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 14:56
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë pranoi të enjten në një përgjigje me shkrim ndaj një kërkese p&eum...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 14:30
S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Procedohen penalisht dy administratorë të një beach bari dhe një lokali në Dhërmi dhe Ksam...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 14:30
I.A
BE
TIRANË- Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vi...