LIVE UPDATES
Aktualitet

Kultivuan rreth 13 mijë bimë kanabisi në disa fshatra/ Arrestohen 14 persona në Malësinë e Madhe, 10 të tjerë në kërkim (EMRAT+VIDEO)

Konkretisht në pranga kanë rënë: Elez Çulaj,Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

7 Shtator 2025, 11:07 Nga E. D
Kultivuan rreth 13 mijë bimë kanabisi në disa fshatra/ Arrestohen
pamje nga aksioni

MALËSI E MADHE- 14 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivimin e 12.957 bimëve narkotike të llojit kanabis në fshatrat Alijaj dhe Jeran. Nga aksioni policor janë gjetur dhe sekuestruar 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Konkretisht në pranga kanë rënë: Elez Çulaj,Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë: 

Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet intensive dhe veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”. Si rezultat i kontrolleve intensive gjenden të kultivuara 12 957 bimë narkotike, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Sekuestrohen 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje. Vihen në pranga 14 shtetas, shpallen në kërkim 10 të tjerë dhe dy procedohen penalisht.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.
U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje. Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në këkrim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen