LIVE UPDATES
Aktualitet

Të huaj në turizëm... për të punuar, kamerierë që nuk flasin shqip

Prej muajit maj, në një nga strukturat më të njohura me markë ndërkombëtare të hotelerisë në zonën bregdetare të Jugut, rreth 24% e totalit të stafit janë punonjës të huaj.

7 Shtator 2025, 07:20 Nga E. D
Të huaj në turizëm... për të punuar, kamerierë
foto ilustruese

TIRANË- Sektorë si akomodimi dhe shërbimi në bare dhe restorante po bëhen gjithnjë e më të varur nga fuqia e huaj punëtore, për shkak të mungesës së stafit vendas edhe pse ata nuk flasin shqip. Ekspertët paralajmërojnë se tendenca e punësimeve të huaja do të vijojë të rritet për shkak të kërkesës nga sektori i turizmit, por për të pasur zgjerim të qëndrueshëm të stafeve të huaja, ata rekomandojnë strukturim të modelit të punësimit. Pavarësisht rritjes së kërkesave të miratuara për leje punësimi ndaj shtetasve të huaj, pjesëmarrja e tyre në tregun shqiptar të punës mbetet e ulët, me vetëm 2.2% në vitin 2024.

Prej muajit maj, në një nga strukturat më të njohura me markë ndërkombëtare të hotelerisë në zonën bregdetare të Jugut, rreth 24% e totalit të stafit janë punonjës të huaj.

Selçuk Kurtul, menaxheri i përgjithshëm i hotelit “MGallery Collection” në Green Coast në Palasë, tha për “Monitor” se nga gjithsej 190 punonjës, 40 deri në 45 janë të huaj.

Sipas tij, nevoja për punonjës të huaj ka ardhur si pasojë e vështirësive për gjetjen e stafit vendës, që refuzon disa pozicione pune, si dhe nga kërkesa për staf të kualifikuar dhe profesional.

Punonjësit e huaj vijnë nga vende si Filipinet, India, Ukraina, Gjeorgjia dhe Turqia, dhe mbulojnë pozicione të ndryshme në shërbim, duke përfshirë kamerierë, banakierë, punë në pastrim dhe recepsion.

Z. Kurtul theksoi se pagat e punonjësve të huaj janë të barabarta me ato të vendasve, ndërsa për ta sigurohet edhe akomodimi dhe ushqimi.

Për vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) janë miratuar online 12,654 kërkesa nga shtetas të huaj për t’u pajisur me Leje Unike, që përfshin leje për punësim + vizë + leje qëndrimi.

Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me rreth 29%. Ndërsa për janar-qershor janë miratuar online 9,335 kërkesa. AKPA sqaron se kërkesat e miratuara online për 2025 përfshijnë kërkesa të reja dhe kërkesa për rinovim të lejes së punës.

Pavarësisht tendencës në rritje të miratimit të kërkesave për leje pune të shtetasve të huaj, veçanërisht nga sektori i shërbimeve në bare-restorante dhe akomodim, sipas analizës së të dhënave, në strukturën e tregut të punës rezulton se mbizotërojnë ende punëtorët vendës, ndërsa pjesëmarrja e të huajve në tregun shqiptar të punës mbetet ende e ulët në raport me totalin e të punësuarve.

Për vitin 2024, punonjësit e huaj zunë një peshë prej 2,2% kundrejt totalit të të punësuarve në vend (për llogaritjen e peshës së punonjësve të huaj kundrejt totalit të të punësuarve për vitin 2024 është marrë si referencë numri i të punësuarve të vitit 2023 në një total prej 559,922 të punësuarish).

Sipas të dhënave të marra nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) konstatohet se për vitet 2018 – 2024, në vend ka pasur rritje të kërkesave të miratuara online për leje pune, por pesha e tyre kundrejt totalit të të punësuarve ka mbetur e papërfillshme.

Në vitin 2018, në Shqipëri, rezultonin 3,911 kërkesa të miratuara online për leje pune për shtetas të huaj, që përfaqësonin 0,7% të totalit të të punësuarve në vend.

Kjo përqindje u ul më tej duke arritur në 0,6% në vitin 2020, si pasojë e ndikimeve nga pandemia e Covid-19 dhe kufizimeve ndërkombëtare të lëvizjes.

Nga viti 2021 e më tej, tendenca e kërkesave të miratuara për leje pune për shtetasit e huaj në vend ndryshoi ndjeshëm. Në 2023, numri i tyre arriti në 8,305 leje pune.

Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit me rreth 65%.

Pavarësisht rritjes së lejeve të miratuara për punësim, përqindja e tyre në totalin e të punësuarve vijoi të mbetet e ulët, përkatësisht për vitin 2021 zunë 0,9%, për vitin 2022 zunë 1,5% të totalit të punësuarve dhe në 2023, pesha e tyre ishte 1,7%.

Theksojmë se të dhënat e AKPA bazohen në miratimet online për punësim si pjesë e procesit të pajisjes me Leje Unike, i cili finalizohet nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.

Nga shkurti i vitit 2023, me ndryshimin e Ligjit 79/2021 “Për të huajt”, filloi implementimi i lejes së integruar, Leje Unike (qëndrimi me motiv punësimi).

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive shqyrton dhe miraton online kërkesat për punësimin e shtetasve të huaj.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në EPPC Albania & Kosovo, njëkohësisht edhe ekspert për çështjet e punësimit, tha se megjithëse trendi i kërkesave të miratuara për leje pune paraqet një rritje të qëndrueshme dhe të konsiderueshme gjatë katër viteve të fundit, pjesëmarrja e të huajve në tregun e punës mbetet ende e ulët në raport me numrin total të të punësuarve.

Kjo tregon se ndikimi i drejtpërdrejtë i fuqisë punëtore të huaj nuk është ende domethënës në përmasa makroekonomike.

“Të dhënat tregojnë qartë se ky nivel i punësimit të shtetasve të huaj është sa për të zgjidhur nevojat urgjente të bizneseve që përballen me mungesë punonjësish, veçanërisht në sektorin e shërbimeve gjatë sezonit turistik”, nënvizon ai.

Sipas z. Pashaj, modeli i punësimit të të huajve ka nevojë të strukturohet më mirë në vend, me qëllim që të mundësohet një rritje e qëndrueshme e kësaj kategorie punonjësish.

“Bizneset duhet të ofrojnë mundësi për punësim afatgjatë edhe përtej muajve të verës, por kjo aktualisht mundësohet vetëm nga një numër shumë i vogël kompanish, ndërsa pjesa tjetër e ka të pamundur financiarisht të mbajë punonjës të huaj gjatë gjithë vitit”.

Për ekspertin e çështjeve të punësimit, nevoja për strukturimin e modelit të punësimit të të huajve dhe formalizimi i tregut të punës për ta dhe për vendasit shihet tepër e domosdoshme, pasi për shkak të zhvillimit të turizmit parashikohet që kërkesa për punonjës do të jetë në rritje.

Mungesa e fuqisë vendase, baret dhe restorantet kryesojnë me punësime të huaja

Në muajin maj 2025, një nga markat më të njohura të kuzhinës italiane, piceria “Da Michele”, hapi dyert në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Pavarësisht reputacionit të markës së picerisë në Itali, restoranti është përballur që në fillim me vështirësi për të gjetur punonjës vendas.

Si rrjedhojë, menaxheri drejtues i restorantit pohoi për “Monitor” se vendosën të punësojnë 4 studentë indianë të inxhinierisë së informacionit, të cilët aktualisht ndjekin studimet në Shqipëri.

Sipas tij, studentët janë angazhuar në turne me kohë të pjesshme dhe të plotë, me pagesa që variojnë nga 50 mijë lekë për 5 orë punë (me kohë të pjesshme), deri në 65 mijë lekë për 8 orë punë në ditë (me kohë të plotë).

Menaxheri i picerisë “Da Michele” nënvizoi se të rinjtë e huaj shpesh rezultojnë se janë më të motivuar dhe më të gatshëm për të pranuar orare pune fleksibël dhe përgjegjësi në kushte intensive pune apo me orare shtesë.

Mungesa e stafit vendas, sidomos në sektorë si shërbimi në bare, restorante dhe hotele, po i detyron bizneset të orientojnë rekrutimin te punëtorë nga jashtë apo studentë.

Përveç vështirësive në gjetje stafi, arsye të tjera për punësimin e të huajve, sipas kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, janë modeli i disiplinës më të fortë për punën që të huajt kanë krahasuar me vendasit.

“Bizneset e bareve-restoranteve dhe të akomodimit do të vazhdojnë të marrin më shumë të huaj për shërbim, pasi kanë rezultuar se janë më të disiplinuar në rregullat e punës sesa vendasit.

Po ashtu nëse paguhen, rrinë edhe me orë shtesë, gjë e cila nuk parapëlqehet nga vendësit.

Po ashtu nuk ka evazion, nuk ka fshehje të detyrimeve, për ta është kontratë e rregullt”, nënvizon z. Jahja.

Sipas të dhënave të AKPA, për vitin 2023, sektorët e akomodimit dhe shërbimit ushqimor rezultuan se kishin numrin më të lartë të të punësuarve të huaj me 1,094 punësime, duke përbërë 11% të totalit të lejeve të punës të miratuara për shtetasit e huaj.

I ndjekur nga sektori i ndërtimit, me 999 punonjës të pajisur me leje pune, duke zënë 10% të totalit të lejeve të punës për të huajt.

Më pas, në sektorin “aktivitete të tjera shërbimi” kishte 985 të punësuar dhe në sektorin e “tregtisë me shumicë dhe pakicë” pati 848 punësime.

Në vitin 2023, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, sipas të dhënave të INSTAT, kishte gjithsej 57,009 të punësuar.

Punësimet e të huajve përbëjnë rreth 1.9% të totalit të të punësuarve në këta sektorë. Kjo tregon se pjesa dërrmuese e fuqisë punëtore në këtë sektor është vendas, ndërsa të huajt zënë një përqindje të vogël.

AKPA konfirmon se tendenca vijon të jetë e njëjtë edhe për 2024, ku sektorët e akomodimit dhe shërbimit ushqimor patën numrin më të lartë të kërkesave të miratuara për leje pune, i ndjekur nga sektorët e tjerë, si: ndërtimi, tregtia me shumicë dhe pakicë, industria përpunuese dhe bujqësia.

Vështirësitë me rekrutimet e vendasve nisën pas pandemisë së Covid-19

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, para fillimit të pandemisë së Covid-19, numri i të punësuarve në sektorët e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka pasur rritje të ndjeshme.

Nga 27,7 mijë në vitin 2010, numri i të punësuarve arriti në 59,1 mijë në 2019, me pothuajse dyfishim të tyre.

Për periudhën 2020-2021 ka pasur rënie të ndjeshme të numrit të të punësuarve, e cila sipas drejtuesve të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve lidhet me efektet e pandemisë Covid-19.

Për 2020, në raport me vitin paraardhës, numri i të punësuarve ra me 14%.

Megjithatë në periudhën pasuese, sektori vijoi me rimëkëmbjen e numrin të të punësuarve.

Në vitin 2023, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor sipas të dhënave të INSTAT kishte gjithsej 57,009 të punësuar.

Për vitin 2023, numri i të punësuarve u rrit me 4,8% krahasuar me 2022.

Rritja është më e lartë se totali i të punësuarve në vend që për 2023 shënoi rritje 2.2% kundrejt vitit 2022 (numri total i të punësuarve në vitin 2023 arriti në 559,922) duke treguar se vijon të mbetet një prej sektorëve më dinamikë në tregun e punës duke ofruar mundësi të reja punësimi.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, deklaroi se në sektor llogariten 18,000 deri në 20,000 vende pune të paplotësuara.

Ai theksoi se pas pandemisë së Covid-19 parashikohet një periudhë e vështirë, që mund të zgjasë deri në vitin 2028, për shkak të largimeve të vazhdueshme të punonjësve në emigracion, gjë që po krijon vështirësi të mëdha në rekrutimin e stafit.

Në këtë situatë, z. Jahja ripërsërit nevojën e sektorit për riorganizim me qëllim zgjidhjen e problematikës së mosgjetjes së punonjësve.

“Qasja e biznesit është se duhet të ketë vetorganizim të stafit, nuk ka pse të mbajë një kamerier apo banakier një bar me katër tavolina.

Të dyja funksionet mund t’i kryejë një person i vetëm, ashtu siç po ndodh me sektorin e shërbimit në shtetet europiane”.

Sipas të dhënave të AKPA, për vitin 2024, vendet me përfaqësimin më të madh të kërkesave të miratuara për leje pune të të huajve të punësuar në Shqipëri janë: Turqia, Italia, Kosova, Filipinet dhe India.

Ndërsa në 2023, pesë shtetet që përfaqësuan numrin më të madh të shtetasve të huaj të punësuar në Shqipëri ishin: Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Italia.

Ndryshe nga viti paraardhës konstatohet rritje e përfaqësimit të lejeve të punës të miratuar për shtetas shqiptarë nga Kosova, por edhe nga vendet më të specializuara si Filipinet, të cilat janë të njohura globalisht për ofrimin e shërbimeve në turizëm dhe në kujdesin personal.

Turqia mbetet konstante si vendi me numrin më të madh të të huajve të punësuar në Shqipëri. Sipas ekspertëve të çështjeve të punësimit, numri i lartë i tyre vjen për shkak të kërkesës nga sektori i ndërtimit.

Italia ka shënuar rritje të qëndrueshme, e lidhur jo vetëm me afërsinë kulturore dhe ekonomike, por edhe me investimet italiane në Shqipëri.

India ruan gjithashtu pozicionin e saj në të dyja vitet, duke konfirmuar prirjen për të punësuar punonjës nga Azia Jugore.

Bangladeshi dhe Nepali, që patën një përfaqësim të fortë në 2023, duket se kanë rënë nga pesë vendet e para në 2024. Sipas ekspertëve kjo vjen për shkak të sfidave me kontratat e punësimit.

Skema e punësimit të të huajve mbetet e pandryshuar, pagat ende jo konkurruese në rajon

Pavarësisht rritjes së kërkesës për fuqi punëtore të huaj në Shqipëri, skema e punësimit për ta vijon të mbetet e njëjtë, pa përmirësime strukturore apo rritje të pagave, për tërheqjen e tyre në mënyrë të qëndrueshme.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në EPPC Albania & Kosovo, thekson se paga mesatare për punonjësit e huaj në Shqipëri varion nga 500 deri në 650 euro në muaj, një nivel më i ulët krahasuar me Serbinë dhe vendet e rajonit që po tërheqin gjithnjë e më shumë fuqi punëtore të huaj.

Kjo e bën Shqipërinë më pak konkurruese në këtë drejtim.

Sipas Henri Jahja, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, nivelet e pagave për punonjësit në bare dhe restorante ndryshojnë ndjeshëm sipas pozicionit të punës: pastrueset (paga neto) varion nga 500 – 600 euro/muaj; kamerierët: rreth 700 euro/muaj; shefat dhe ndihmësshefat: 1200 – 1500 euro/muaj; executive chef: mbi 2,500 euro/muaj

“Përkundër këtyre pagave, shumë shefa shqiptarë kuzhine zgjedhin të largohen gjatë dimrit drejt Kosovës ose më tej, për të punuar në Gjermani dhe Angli, ku kushtet e punës dhe shpërblimi financiar janë më të favorshme”, thotë ai.

Të huajt e punësuar aktualisht në këtë sektor, sipas z. Jahja, vijnë kryesisht nga vende të Azisë dhe Azisë Jugore, nga shtete si: Mianmari, Pakistani, Bangladeshi dhe Filipinet. Zgjedhja e këtyre vendeve lidhet me gatishmërinë për të punuar me paga më të ulëta dhe me angazhime sezonale, veçanërisht në industrinë e shërbimit.

Bizneset pohojnë se me punësimin e të huajve po hasin një sërë problematikash që kanë nevojë për zgjidhje.

“Një nga sfidat kryesore mbetet largimi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ky është një problem që vijon të ekzistojë, ku shumë punonjës të huaj qëndrojnë në Shqipëri, me qëllim largimin drejt shteteve europiane.

Sfida e dytë është që shumë prej tyre nuk janë të kualifikuar. Vijnë me CV të pasur, por nuk është kjo realja në shumicën e rasteve duke sjellë ngërç për biznesin – duhet ta trajnosh, ta mësosh.

Edhe ata që kanë punuar në Dubai, janë të kategorisë së tretë”, pohon Jahaj.

Probleme kanë dalë në pah edhe në lidhje me burokracitë e kontratave dhe mënyrën e operimit të agjencive të punësimit.

Menaxheri i “Jester’s Taverna” në Livadh të Himarës, i kontaktuar nga “Monitor”, ngriti shqetësimin për mbajtjen e pasaportës nga agjencia e punësimit për një punonjëse nga Madagaskari, të cilën ai e kishte punësuar si kameriere në restorantin e tij.

Sipas tij, burokracitë dhe modeli që ndjekin këto agjenci nuk e nxisin të punësojë sërish një tjetër të huaj.

Erald Pashaj gjithashtu nënvizon se, nëse ky trend vazhdon, Shqipëria mund të përballet me sfida dhe mundësi të reja në lidhje me integrimin e të huajve në tregun e punës, politikat migratore dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Kjo prirje kërkon një qasje më të strukturuar nga institucionet përkatëse, si dhe zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse që garantojnë formalizimin e tregut për punonjësit e huaj.

Një tjetër sfidë për punonjësit vendas do të jetë edhe komunikimi me të huajt në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në turizëm, ku shkëmbimi i qartë dhe efektiv me klientët është thelbësor për cilësinë e shërbimit./MINITOR

shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë