LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Mali’ i mbetjeve shtohet çdo ditë, inceneratori i fikur i Elbasanit djeg miliona lekë

Sipas të dhënave zyrtare të Eco-Elb sh.a, thuhet se impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë dhe nuk ka punuar 341 ditë. E megjithatë bashkia Elbasan dhe mbikqyrësit e kontratës, nuk kanë bërë ndërprerjen e saj duke vazhduar t’i paguajnë shoqërisë “Eco-Elb” 2,500 lekë/ton.

11 Mars 2025, 21:04 Nga B.Z
‘Mali’ i mbetjeve shtohet çdo ditë, inceneratori i fikur
Foto ilustruese

ELBASAN - Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan u ndërtua në vitin 2017 me një kosto 26 milionë euro përmes një kontrate partneriteti publik privat. Pas hetimeve të SPAK, inceneratori i kaloi Agjencisë së Trajtimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila ia dha në menaxhim “Eco Elb” një shoqëri publike, e krijuar në mars 2022 nga 7 bashkitë e qarkut Elbasan. Por a funksionon vërtet ky impiant?

Sipas të dhënave zyrtare të Eco-Elb sh.a, thuhet se impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë dhe nuk ka punuar 341 ditë. E megjithatë bashkia Elbasan dhe mbikqyrësit e kontratës, nuk kanë bërë ndërprerjen e saj duke vazhduar t’i paguajnë shoqërisë “Eco-Elb” 2,500 lekë/ton. Në vitin 2023 Bashkia Elbasan ka lidhur sërish të njëjtën kontratë pa i bërë asnjë ndryshim, edhe pse sipas të dhënave zyrtare, për këtë vit inceneratori ka funksionuar pjesërisht për disa muaj.

Gazetari: Si je? Është z. Kaja këtu? (Administratori)

Punonjësi i “Eco Elb”: Jo!

Gazetari: Ku e gjejmë?

Punonjësi i “Eco Elb”: Tek Bashkia.

Gazetari: Nuk rri këtu? Nuk e ka këtu zyrën?

Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo…!

Gazetari: Mund të hyjmë ne të shikojmë inceneratorin…?

Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo! Këtu hyn vetëm me autorizim.

Gazetari: Autorizim nga kush?

Punonjësi i “Eco Elb”: Nga bashkia.

Gazetari: Po kjo është e bashkisë, apo është private?

Punonjësi i “Eco Elb”: Po,po, e bashkisë.

Gazetari: Lelin e gjejmë vetëm në Bashki? Ne na thanë rri këtu apo…?

Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo, këtu s’ka njeri…

Gazetari: Pra, inceneratori nuk është vënë në punë?

Punonjësi i “Eco Elb”: Inceneratori është matanë nga krahu tjetër.

Gazetari: Si e shohim ne është në punë, apo jo?

Punonjësi i “Eco Elb”: Duhet të hyni brenda…!

Gazetari: Po është në punë? Punon?

Punonjësi i “Eco Elb”: S’mund të flas dot, pa marrë urdhra…

Gazetari: Eee.., s’punon, prandaj s’flet dot…

Në vitin 2024 sërish Bashkia e Elbasanit rinovon kontratën me “Eco Elb”, megjithëse për këtë vit, inceneratori nuk ka funksionuar asnjë ditë. Administratori Lel Kaja pranon faktin që inceneratori nuk punon dhe se firma që ai administron ka marrë pagesën e plotë nga bashkitë për të inceneruar mbetjet, por ato nuk janë inceneruar sepse impianti ka nevojë për remont.

Gazetari: Pse nuk ka punuar prej vitesh inceneratori?

Administratori Lel Kaja: Po kemi çuar ato njoftimet edhe në institucione edhe në shtyp. I kemi thënë kështu që s’ka punuar se ka defekt.

Gazetari: Ju si adminstrator keni marrë gjithë fondin që është parashikuar në kontratë për trajtimin, djegien…

Administratori Lel Kaja: Ne e kemi marrë të gjithë fondin, sipas parashikimit në kontratë.

Gazetari: Në kontratë është parashikuar 1 lekë për të trajtuar, djegur gjithë mbetjet, ndërkohë që nuk janë djegur, është bërë një mal me mbetje?

Administratori Lel Kaja: Po, po, ne e kemi marrë pagesën, nuk janë djegur, sepse impianti është në fazë remonti.

Gazetari: Ku kanë shkuar këto lekë që janë marrë për këtë trajtim?

Administratori Lel Kaja: Lekët …po,po, ato mund ta vërtetoni se ku kanë shkuar. Kemi letra për atë punë. Për informacionin që do, hajde nesër tek zyra, të sqaroj me detaje si e do, si s’e do…

Gazetari: Po s’ke çfarë sqaron se është bërë mali i mbetjeve, nuk janë djegur, lekët janë marrë.

Administratori Lel Kaja: Jo, jo! Ne i kemi të dokumentuara ato që kemi bërë. Kemi bërë pagesa për punë të ndryshme në incenerator, kështu është.

Gazetari: Ke marrë edhe pagesë për të djegur mbetjet, nuk janë djegur, janë bërë mal.

Administratori Lel Kaja: Patjetër! Ne e kemi marrë pagesën e plotë për djegie, nuk e kemi bërë sepse na u fik.

Ekipi i “Stop”në Tv Klan ishte prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u tentua rilidhja e kontratës, por u shty për në mbledhjen tjetër sapo u mësua interesimi i emisionit.

Anëtar i Këshillit Bashkiak: Kjo çështja e inceneratorit të Elbasanit është aferë e pastër korruptive, kriminale. E vërtetuar tashmë  edhe nga organet  qendrore të akuzës, edhe nga ne që s’e kemi votuar  vit pas viti këtë punë. Edhe nga përfaqësuesit që nuk arrijnë  dot të na japin një shpjegim, qoftë edhe teknik.

Anëtar i Këshillit Bashkiak: Kjo kontratë duhet të vijë, të relatohet nga “Eco-Elb sh.a”!

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Pikërisht, unë po hedh në kuti këtë që thashë, meqë ne jemi në një vijë pak a shumë, meqë ka nevojë për të detajuar çdo lloj kosto…

Anëtar i Këshillit Bashkiak: Po vjet, e ke detajuar ti? Po vjet e ke detajuar ti? E ke detajuar vjet…?

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Kush është pro propozimit të Ilirit dhe atë, që thanë ata…?

Sapo u mësua prania e “Stop” në mbledhje, u kërkua shtyrja e saj.

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Kush është pro që të hiqet nga rendi i ditës dhe të diskutohet muajin tjetër…?

Nga ana tjetër policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente në ambientet e Inceneratorit të Elbasanit.

Krahas hetimit të SPAK, është regjistruar një procedim në Prokurorinë e Elbasanit dhe pistat kryesore të këtij hetimi janë zjarrrvënia në korrik 2023 që iu bë mbetjeve urbane jashtë impiantit, shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni, vepër penale, që rëndon mbi administratorin e “Eco Elb sh.a”./KlanTV

inceneratori i elbasanit mbetje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës