13 Mars 2026, 11:46
Nga I.A
Ejup Maqedonci
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende.
Maqedonci i bëri këto deklarata pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur një ditë më parë se Serbia ka blerë raketa kineze “shkatërruese”.
Bëhet fjalë për raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina.
“Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet me ndonjë kërcënim aktual për Serbinë…asnjë shtet fqinj i Serbisë në asnjë rast nuk ka shfaqur ndonjë qëllim agresiv apo sulmues në raport me Serbinë”, ka deklaruar Maqedonci, duke përmendur se është Serbia ajo e cila shfaq pretendime territoriale ndaj Kosovës.
Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, Vuçiq ka thënë se Serbia i ka integruar me sukses raketat e blera kineze në aeroplanët ushtarakë rusë MiG-29, që veçse i zotëron.
“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.
Presidenti serb nuk tregoi se sa kushtuan raketat por tha se ato “janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”.
Ministri Maqedonci beson se blerjet e Serbisë nga Kina janë vazhdimësi e politikës së Vuçiqit.
“Republika e Serbisë blerjet ushtarake kryesisht i realizon nga vendet joanëtare të NATO-s. Kryesisht blerjet strategjike Serbia i ka realizuar nga Federata Ruse dhe Kina. Nga Kina, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka prokuruar sistemet raketore kundër-ajrore FK3, HQ-17 dhe HQ-9 si dhe fluturake pa pilot dhe radarë të ndryshëm”.
Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).
Ndaj kësaj blerjeje të Serbisë ka reaguar kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, i cili paralajmëroi se për këtë çështje do të diskutojë me aleancën e NATO-s.
Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.
Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”. Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë./REL
ejup maqedonci
Aktualitet
13 Mars 2026, 11:23
D.S
Foto ilustruese
Çmimet më të larta të produkteve në supermarketet shqiptare krahasuar edhe me të njëjtat linja tregtim...
Aktualitet
13 Mars 2026, 10:46
D.S
TIRANË- GJKKO ka pushuar akuzat e ngritura ndaj 6 ish-zyrtarëve të pandehur, për të cilën Struktura e Posaçme i akuzoi p&...
Aktualitet
13 Mars 2026, 10:42
I.A
SPAK
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kultivim narko...
Aktualitet
13 Mars 2026, 10:25
D.S
Interpol
TIRANË- Interpol Tirana ka kapur një italian i cili dyshohet se i shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, ...
Aktualitet
13 Mars 2026, 10:24
D.S
GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 67-vjeçarin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale &...
Aktualitet
13 Mars 2026, 10:08
D.S
GREQI- Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar bastisën burgun e Malandrinos në Greqi. Sipas informacione...
Aktualitet
13 Mars 2026, 09:34
D.S
Foto nga vendngjarja
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap në flagranc&eu...
Aktualitet
13 Mars 2026, 09:19
D.S
Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland...
Aktualitet
13 Mars 2026, 08:57
D.S
KUKËS- Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një 38 vjeçar, banues në Prishtinë, teks...
Aktualitet
13 Mars 2026, 08:53
D.S
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjësve në sektorin shtetëror u zgjerua më tej duke arritur në 18...