LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtroi duke i marrë një qytetari 4.500 euro për dokumentet greke: Mos më nxirrni në televizor se më prishni imazhin

Fiksi solli mesazhe të shumta mes qytetarit dhe Manjolës e cila kishte marrë përsipër të bënte me dokumente gjithë familjen shqiptare që ndodhej në shtetin Grek.

4 Mars 2025, 20:45 Nga r.ll
Mashtroi duke i marrë një qytetari 4.500 euro për dokumentet
manjola thanasko

TIRANË- Emisioni Fiks Fare ka sjell rastin e një emigranti në Greqi i cili është mashtruar nga një shqiptare atje. Manjola Thanasko i ka marrë atij 4 mijë e 500 euro që ta pajisë me dokumente greke, por që nuk e ka bërë.

“Unë e njoha Manjolën nëpërmjet një shoku, më tha se do më bënte me dokumentat i kam dhënë mbi 4 mijë euro, por ajo nuk bëri asgjë. Më ka bllokuar në të gjitha rrjetet sociale dhe nuk kam ku e gjej“ thotë në një lidhje skype Arben Latifi.

Ai tregon se ka dëgjuar se kjo shtetase ka mashtruar shumë emigrantë në Greqi, duke ju thënë se do i bëjë me dokumente në Greqi dhe duke ju marrë paratë. Z.Latifi kërkoi ndihmën e Fiksit që t’i kthehen paratë. “Unë nuk e kam denoncuar se nuk dua ta çoj në burg, unë dua të më kthejë paratë se i kam marrë borxh ndaj kërkova ndihmën e Fiksit “ thotë Arbeni.

Fiksi solli mesazhe të shumta mes qytetarit dhe Manjolës e cila kishte marrë përsipër të bënte me dokumente gjithë familjen shqiptare që ndodhej në shtetin Grek.

Në të gjitha mesazhet ajo shtyn takimet për ditën e nesërme, takime që nuk u zhvilluan kurrë. Gazetarët e Fiksit kanë zhvilluar një telefonatë me Manjola Thanaskon e cila ndodhej në Vlorë.

“Po unë e njoh Arbenin, nuk mbaj mend fiks sa para i kam marrë, por kam patur halle dhe probleme dhe nuk e kam takuar. Paratë ja kam dhënë një avokati në Greqi, për vete 300 euro kam mbajtur” thotë Manjola. Gazetarët shkojnë më tej dhe i kërkojnë numrin e avokatit grek, premtim i cili edhe pse u dha nga Manjola se do ua niste gazetarëve, nuk e mbajti.

Përkundrazi në telefonatën e dytë me gazetarët, i kërcënoi ata duke ju thënë se nëse e transmetojnë temën  do i kallzonte në prokurori. “Prisni 10 ditë se do shkoj në Athinë dhe do ja kthej paratë, mos ma prishni imazhin. Mos e jepni temën, përndryshe do ju kallëzoj dhe ju në prokurori” thotë Thanasko

Pas këtyre telefonatave Manjola ka kërcënuar dhe qytetarin që e denoncoi duke i thënë se do e fusi në burg për abuzim seksual, sepse ai i ka vajtur poshtë shtëpisë dhe i ka hedh fjalë.  Ndërkohë që denoncuesi ka kërkuar vetëm paratë e veta t’i riktheheshin./TCH

manjola thanasko arben latifi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës