LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja e Kopshtit ‘Turgut Ozal’/ Rrjeti ndërkombëtar investigativ ‘Follow the Money’ zbarkon në Tiranë

Rrjeti për gazetari investigative “FOLLOW THE MONEY” i është përgjigjur shqetësimit të prindërve të Kopshtit Zubeyde Hanim për të investiguar të gjitha procedurat që çuan në vendimin për heqjen e licencës së këtij institucioni nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

26 Tetor 2022, 16:48 Nga I.A
Mbyllja e Kopshtit ‘Turgut Ozal’/ Rrjeti ndërkombëtar
Kopshti Zubeyde Hanim

TIRANË- Skandali i mbylljes së institucioneve të arsimit parauniversitar Kopshti Zubeyde Hanim dhe Kolegjit Mehmet Akif ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja prestigjioze, të angazhuara në gazetarinë investigative. Rrjeti për gazetari investigative “FOLLOW THE MONEY” i është përgjigjur shqetësimit të prindërve të Kopshtit Zubeyde Hanim për të investiguar të gjitha procedurat që çuan në vendimin për heqjen e licencës së këtij institucioni nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Përmes një njoftimi për media, Komuniteti i Prindërve të Kopshtit Zubeyde Hanim bën me dije se pas kontakteve që kanë zhvilluar me drejtuesit e rrjetit të pavarur “FOLLOW THE MONEY”, me qendër në Amsterdam, të Holandës, dhe redaksi investigimi në shumë kryeqytete evropiane, drejtuesit e redaksisë janë shprehur të gatshëm për të bërë një hulumtim të thelluar në lidhje me këtë çështje. Rrjeti njihet për investigimin e famshëm të PANAMA PAPERS.

Sipas këtij njoftimi, të konfirmuar për Komunitetin e Prindërve nga drejtuesit e “FOLLOW THE MONEY”, investigimi do të bëhet nga një grup gazetarësh me eksperiencë në çështjet që lidhen me drejtësinë, që mbajnë firmën e shumë investigimeve të ngjashme për shkeljet ligjore në disa vende të Evropës.

Hulumtimi pritet të përfshijë të gjithë aktorët e përfshirë në vendimet që çuan në mbylljen e institucioneve arsimore në fjalë, duke nisur nga inspektorët e Zyrave Vendore Arsimore që hartuan raportet paraprake, kushtet në të cilat u përgatitën këta raporte, e deri tek zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si edhe gjyqtarët që gjykuan dhe rrëzuan kërkesat për sigurim të padive të paraqitura nga Kompania Turgut Ozal dhe Fondacioni Gulistan pas vendimit të MAS për mbylljen e këtyre dy institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar.

Burimet bëjnë me dije se disa nga pyetjet investigative kryesore mbi të cilat do të fokusohen gazetarët e “FOLLOW THE MONEY” që do të vijnë në Tiranë gjatë ditëve në vijim janë : A është vendimi për mbylljen e institucioneve një vendim politik, apo i mbështetur mbi prova që argumentojnë vendimin e MAS? Mbi ç’kushte u përgatitën raportet e inspektorëve që çuan në mbylljen e këtyre institucioneve? Sa përputhen vlerësimet e inspektorëve dhe argumentet e MAS për mbylljen e institucioneve me infrastrukturën dhe mundësitë e këtyre të fundit? Sa u përgjigjen vendimet e zyrtarëve të MAS pretendimeve të tyre për heqjen e licencës së këtyre institucioneve? Si qëndron raporti i kuadrit ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar, me vendimin e MAS dhe dëmin e shkaktuar tek fëmijët/nxënësit?

Një çështje e rëndësishme që pritet të jetë pjesë e investigimit të gazetarëve hungarezë mësohet të jetë edhe një analizë profesionale mbi përputhshmërinë e vendimeve të gjyqtarëve dhe provave të paraqitura nga avokatët e çështjeve pranë Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë në proceset e zhvilluara deri tani.

Platforma për gazetari investigative radikale “FOLLOW THE MONEY” ( https://www.ftm.eu/) në punën e saj hulumtuese orientohet nga slogani “Shtigjet e parave nuk gënjejnë; prandaj i ndjekim”. FOLLOW THE MONEY është një platformë për gazetari investigative radikalisht të pavarur. Kujtojmë se Kopshti “Zubeyde Hanim”, Tiranë, ka qenë objekt i inspektimeve të shtuara  nga organet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ( MAS), të cilat kulmuan me miratimin e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.540, datë 15.09.2022 “Për mbylljen e veprimtarisë së institucionit privat të arsimit parauniversitar ‘Zubeyde Hanim’, Tiranë”.

Për sa më sipër, Komunitet i Prindërve, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për mbylljen e aktivitetit të Kopshtit Zubeyde Hanim, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për pezullimin e zbatimit të akteve administrative dhe shfuqizim të vendimeve. Dosja përmban mbi 1400 faqe me prova që dokumentojnë dëmin e shkaktuar te fëmijët dhe faktojnë vendimin e padrejtë në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Ndërkohë, Komuniteti i Prindërve të Kopshtit Zybeyde Hanim, shpreh shqetësimin me mbarëvajtjen e procesit gjyqësor që kanë iniciuar përmes kësaj padie. Sipas tyre, pas shortit të hedhur për gjyqtarin që do të gjykonte padinë e tyre si prindër, përmes avokatit të çështjes, janë vënë në dijeni se znj. Selvie Gjocaj, e cila do të gjykonte këtë rast, ka paraqitur kërkesë për të hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes, e pranuar kjo nga Kryetarja e Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më tej, çështja i ka rënë me short znj.Afërdita Maho, gjyqtare e cila më parë rrëzoi kërkesën e Kompanisë Turgut Ozal drejtuar Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë për sigurim të padisë pas vendimit të MAS për mbylljen e Kopshtit Zubeyde Hanim. 

follow the money kopshti zubeyde hanim mehmet akif

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet