LIVE UPDATES
Aktualitet

ME AUDIO DHE VIDEO/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e "Plumbit të Artë"

Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë dhe gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri, që ti venë në dispozicion dhe 6 proces-verbale me deklarime që Erjon Alibej, ka dhënë në muajin qershor dhe dhjetor të vitit 2022.

26 Qershor 2025, 15:53 Nga Elton Qyno
ME AUDIO DHE VIDEO/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK
erjon alibej

TIRANË- Një seri deklarimesh të mara përmes një telekamere audio dhe video të pandehurit Erjon Alibej, janë bërë shkak i përsëritjes së debatit me tone të larta mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorëve të çështjes, që përfaqësojnë akuzën në gjykimin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”.

Kërkesat e avokatëve mbrojtës vijnë në një kohë kur Erjon Alibej, i cili ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të SPAK, ka përfunduar dëshminë e tij dhënë para gjykatës dhe tashmë radha për pyetjen e tij, e kanë avokatët mbrojtës.

Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë dhe gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri, që ti venë në dispozicion dhe 6 proces-verbale me deklarime që Erjon Alibej, ka dhënë në muajin qershor dhe dhjetor të vitit 2022.

Bëhet fjalë për dëshmi të dhëna nga Alibej, në kohën pasi ishte marrë i pandehur dhe dosja kundër tij ishte dërguar në gjykatë së bashku me Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, duke u akuzuar drejtpërdrejt si urdhëruesi, financuesi dhe organizatori i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Në total Erjon Alibej është marë në pyetje 10 herë. Dy deklarimet e para i ka dhënë për llogari të prokurorisë së Elbasanit, e cila kishte rregjistruar dosjen kundër tij.

Në këtë deklarime Alibej tregon se nuk kishte njohje dhe shoqëri me Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, më të cilët ishte arrestuar për vrasjen e Ramazanit dhe Runaj.

Një fakt të tillë ja përmendi dhe në seancë gjyqësore i pandehuri Xhuljano Hoxha, i cili i vuri në dukje Alibej se bashkë ishin ritur dhe njiheshin qysh fëmijë në Elbasan. Madje sipas tij kishin ngrënë fara luledielli në shkallët e pallatit.

Në dy seanca me radhë avokatët pretendojnë se janë njohur nga SPAK vetëm me dy proces-verbale deklarimi të Alibej, i cili është marrë në pyetje në datën 12 dhe 13 korrik 2023.

Ndërsa për 6 proces-verbalet e tjerë të marrjes në pyetje të Alibej më konkretisht në datat 14 qershor 2022, 15, 16, 17, 20 qershor 2022 si dhe 15 dhjetor 2022, avokatët nuk janë njohur me atë çfarë ka pohuar Alibej.

Prokurorët pretenduan sot se s’mund të vihen në dispozicion këto proces-verbale, pasi lidhen me procedime të tjera penale, që s’kanë objekt këtë dosje gjyqësore.

Ndërsa në dosjen hetimore të dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë, SPAK thotë se:

“...në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë i është marrë deklarim shtetasit Erion Alibej (pyetur dhe në datat 14,15,16,17,20.06.2022, si person nën hetim, deklarime të marrë me mjete audio- video, dokumentuar me proces-verbalin përkatës ndaj të cilit, transkriptuar më datë 29 shtator 2022, dokumentuar me proces-verbalin përkatëse, si dhe pyetur më datë 15.12.2022, si person nën hetim, dokumentuar me proces-verbalin ndaj të cilit zhvillohen hetime...).

Të gjitha këto proces-verbale janë bërë shkak i debatit në sallën e gjyqit mes avokatëve dhe prokurorëve, ku njëra palë i kërkon gjykatës të dorëzojë dokumentet, ndërsa prokuroria kërkon që të mos i dorëzojë.

Avokatët u larguan në shenjë proteste, ndërsa gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, paralajmëroi disa prej tyre për gjobitjen me 300 mijë lekë të vjetra./ Oranews

erjon alibej plumbi i arte

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci